Aktualitet

Autoriteti i Konkurrencës hap hetim të thelluar për tregun me shumicë të fruta-perimeve

Megjithatë, Autoriteti i Konkurrencës nuk e ka bërë ende publik vendimin e plotë.

k.m.
Autoriteti i Konkurrencës hap hetim të thelluar për tregun me
Foto ilustruese

TIRANË- Autoriteti i Konkurrencës hap procedurën e hetimit të thelluar në tregun e grumbullimit dhe shitjes me shumicë të fruta-perimeve në disa qarqe të vendit. Kontrollet po kryhen në qarqet: Tiranë, Elbasan, Berat, Fier dhe Korçë. Hetimi përfshin periudhën kohore nga 1 janari 2023, deri më 30 Shtator të këtij viti. Hetimi paraprak ishte hapur në muajin qershor dhe pas përfundimit të procedurës së monitorimit, Komisioni i Konkurrencës vendosi hapjen e procedurës së hetimit të thelluar.

Autoriteti i Konkurrencës hap hetim të thelluar për tregun me
Shkresa

Megjithatë, Autoriteti i Konkurrencës nuk e ka bërë ende publik vendimin e plotë.

NJOFTIMI i Autoritetit të Konkurrencës:

Autoriteti i Konkurrencës hap procedurën e hetimit të thelluar në tregun e grumbullimit dhe shitjes me shumicë të fruta-perimeve në qarkun Tiranë, Elbasan, Berat, Fier dhe Korçë. Komisioni i Konkurrencës në mbledhjen e tij, datë 04.10.2024, vlerësoi të dhënat e marra gjatë fazës së hetimit paraprak në tregun e grumbullimit dhe shitjes me shumicë të fruta-perimeve në qarkun Tiranë, Elbasan, Berat, Fier dhe Korçë. Pas analizimit të strukturës së tregut, integrimit vertikal, sjelljes së ndërmarrjeve grumbulluese dhe diferencave të mëdha në zinxhirin e vlerës së produktit nga prodhuesit, grumbulluesit, shitësit me shumicë deri tek konsumatori fundor, u vlerësua se ky treg mund të ketë sjellje antikonkurruese. si pasojë e marrëveshjeve dhe/ose praktikave të bashkërenduara ndërmjet dy ose më shumë ndërmarrjeve që operojnë në tregun e grumbullimit dhe shitjes më shumicë të fruta-perimeve, në kuptim të nenit 4 të ligjit nr. 9121 datë 28.07.2003 "Për mbrojtjen e konkurrencës". Për sa më sipër, Komisioni i Konkurrencës, me vendimin nr. 1114, datë 04.10.2024 vendosi hapjen e procedurës së hetimit të thelluar, hetim i cili do të përfshijë periudhën kohore 1 Janar 202330 Shtator 2024. Për më tepër, ju lutem konsultoni faqen zyrtare të Autoritetit të Konkurrencës në http://caa.gov.al

Në raportin e publikuar në fund të muajit korrik, Autoriteti i Konkurrencës kishte dalë në përfundimin se pikat e shumicës në Tiranë shtrenjtuan çmimet deri në 100% kur ua shitën bizneseve të pakicës, por rritje ka pasur edhe në qarqet e tjera. Në Fier, çmimet nga fermeri deri tek pikat e shumicës u shtrenjtuan me 11-50%; në Elbasan, 7-56%; në Korçë, 17-40%. Ndërkohë grumbulluesit e Beratit, mblidhnin produktin pa fatura tek fermerët, deklaronin çmime jo reale. Ndërkohë që ndërmarrjet e tjera kanë një pjesë më të vogël se 7% në raport të xhiros totale të realizuar për këtë qark.

TIRANË

Në qarkun e Tiranës operojnë 18 ndërmarrje. Nga monitorimi në terren në këtë qark vihet re se nga çmimet e blerjes tek fermeri nga ana e ndërmarrjeve grumbulluese, deri tek çmimet e shitjes me shumicë të vendosura nga ana e ndërmarrjeve grumbulluese kemi një diferencë prej 11-55%. Ndërsa nga diferenca nga çmimet me shumicë të aplikuara nga ana e ndërmarrjeve grumbulluese me çmimet e shitjes me pakicë rezulton 27-100%.

FIER

Në qarkun e Fierit operojnë 41 ndërmarrje. Ndërmarrjet e tjera kanë një pjesë më të vogël se 5.5% në raport të xhiros totale. Nga monitorimi në teren në këtë qark viret re se nga çmimet e blerjes te fermeri nga ana e ndërmarrjeve grumbulluese deri tek çmimet e shitjes me shumicë të vendosura nga ana e ndërmarrjeve grumbulluese kemi një diferencë prej 11-50% për produkte të ndryshme fruta-perime

BERAT

Në qarkun e Beratit operojnë 8 ndërmarrje. Ndërmarrjet e tjera kanë një pjesë më të vogël se 7% në raport të xhiros totale të realizuar për këtë qark.

ELBASAN

Në qarkun e Elbasanit operojnë 3 ndërmarrje. Nga monitorimi në terren në këtë qark vihet re se çmimet e blerjes te fermeri nga ana e ndërmarrjeve grumbulluese deri tek çmimet e shitjes me shumicë të vendosura nga ana e ndërmarrjeve grumbulluese kemi një diferencë prej 7-56%.

KORÇË

Në qarkun e Korçës operojnë 16 ndërmarrje. Kanë një pjesë më të vogël se 8.5% e xhiros totale. Nga monitorimi në terren për këtë qark vihet re se çmimet e blerjes te fermeri nga ana e ndërmarrjeve grumbulluese deri tek çmimet e shitjes me shumicë të vendosura nga ana e ndërmarrjeve grumbulluese kemi një diferencë prej 17-40%./ZËRI

Poll

MOS HUMB