Aktualitet

As pandemia nuk i ndaloi! 250 kg kokainë drejt Anglisë, Hoxhosmani i mërzitur: U shkatërrova, 1.5 mln euro dëm!

Për të ndihmuar në transportin e dërgesës janë përfshirë edhe persona të tjerë, të cilët deri më tani nuk janë identifikuar me emra. 

k.m.
As pandemia nuk i ndaloi! 250 kg kokainë drejt Anglisë, Hoxhosmani i
Klevis dhe Artur Hoxhosmani

TIRANË- Në një rrjet trafiku droge, lajmi më i keq për anëtarët e bandës është kapja e ngarkesave. Një episod i tillë është evidentuar edhe në dosjen e SPAK për "grupin e Dubait" që u godit pak ditë më parë nga Struktura e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar. Në pjesën e dosjes së publikuar nga "ReportTv", zbulohet se i penduari i drejtësisë Erion Alibej në bashkëpunim me biznesmenët Artur Hoxhosmani dhe Elidon Skëndaj bashkë me Ilir Lloshin kishin porositur 250 kg kokainë. Kjo sasi do të kalonte përmes kanalit të La Manshit në Francë drejt Britanisë së Madhe. E gjitha kjo do të ndodhte kur thuajse e gjithë bota ishte në shtetrrethim prej koronavirusit, në prill të vitit 2020. 

Për të ndihmuar në transportin e dërgesës janë përfshirë edhe persona të tjerë, të cilët deri më tani nuk janë identifikuar me emra. 

Por diçka shkoi keq! Nga kjo dërgesë, 30 kg kokainë ishin ‘pjesa’ e biznesmenit Artur Hoxhosmani, i cili në një komunikim në SkyECC me një prej anëtarëve të grupit, i tregon se droga iu sekuestrua duke mos e fshehur "zhgënjimin". 

BISEDA MES TYRE: 

Artur Hoxhosmani: Dhe dje humba 30 copë, vëlla.

Anëtar i grupit i paidentifikuar: Ku i humbe?

Artur Hoxhosmani: Kamioni më doli në rrugë, për dreq motrës – të gjitha gjërat në Holandë ishin aty. 237 copë gjithsej. Vetëm unë humba 30 copë. Më ka shkatërruar. 1.5 milionë për një muaj.

Edhe pse e ka marrë vesh lajmin, flet me një person tjetër për t'u siguruar që lajmi është i vërtetë duke qenë se nuk e ka gjetur në media si artikull. 

“Në lajme nuk ka dalë ende asgjë. Çfarë thua? Ka shoferi se kanë kap”, shkruan Hoxhosmani. Më pas, i riu nga Burreli flet me personin e shpallur në kërkim nga SPAK, Elidon Skëndaj (gjithashtu i njohur si Devid Patrut dhe Devid Boraj), por ky i fundit, nuk e pret mirë lajmin dhe mesa duket pakënaqësitë e Hoxhosmanit.

“Nuk erdha un te ty, erdhe ti te mu. Siguri në këtë punë s’ka. Kaq din me thënë unë. Dhe bën gabim që shkruan këto sms pa lidhje,”- i shkruan Skëndaj- Hoxhosmanit. Edhe Ilir Lloshi ka lexuar lajmin për sekuestron e drogës dhe një foto të artikullit që ka shkruar për kapjen e kokainës ia dërgon edhe një prej anëtarit të grupit, i cili është i paidentifikuar. Por ndryshe nga Hoxhosmanit, zhgënjimin e merr për motivim. 

“Jo, s’mërzitem se do punojmë fort”, i thotë Lloshi anëtarit të grupit.

Në një rast tjetër të kapur në Holandë, ku iu sekuestrua ngarkesa me vlerë 151 milionë euro, Hoxhosmani nuk e fsheh zhgënjimin e tij.

Pjesë nga komunikimi në skyecc për drogën e kapur:

2020-06-07 17:22:05 LUO8HI: Me ka dhimt ne shpirt mu vlla jo mo ju

2020-06-07 17:22:07 D6S6DG: Ket e ka te mir hollanda e qet ne lajme direkt. Shum keq vlla pz shum shum keq po hajt ma. Un kam hallin e vinxhit vlla qe ka ul kutin se ato kan kshu ore presjoni a kupton. Dhe ngarkesa 2 ton a kap ket qaj hall. Po paska ken lajm i minutes funit vlla. 

Për rastin e Anglisë, ishte i penduari i drejtësisë, Erion Alibej personi që kishte dalë garant për drogën. Në ngarkesë ndodhej e fshehur sasia prej 237 pako "panine", që Alibej i referohej kokainës. Alibej në biseda fillimisht lë të kuptohet se nuk ka dijeni se ngarkesa është kapur dhe kërkon që ata që kanë "pjesë" të shkojnë dhe ta marrin në doganë.

Grupi i trafikut të drogës, të lartpërmendur në artikull që janë prangosur nga SPAK, ishin pjesë e grupit të madh me 19 persona të trafikut të drogës. Por nga 19, SPAK ka ekzekutuar 7 urdhër-arreste, ndërsa anëtarë të tjerë të grupit janë në kërkim, disa prej të cilëve dyshohet se fshihen në Dubai, ku edhe ishin të vendosur "kokat" e grupit./ZËRI

Poll

MOS HUMB