Aktualitet

Drafti i Kodit të ri Penal/ Dhoma e Avokatisë del kundër: Dënime më shumë se në komunizëm, nuk do e pranojë Europa

Në një konferencë për mediat, kryetari i Dhomës së Avokatisë, Maks Haxhia, shprehu kundërshtimin e fortë ndaj projekt-kodit të ri penal.

zh.ll
Drafti i Kodit të ri Penal/ Dhoma e Avokatisë del kundër:
Maks Haxhia

TIRANË- Drafti i Kodit të ri Penal ka ngjallur reagime të shumta kritikuese nga juristë dhe përfaqësues të institucioneve të drejtësisë. Një ditë pasi kryeprokurori i Përgjithshëm, Olsian Çela, doli kundër draftit të  propozuar për ndryshimet në Kodin Penal, ka ardhur edhe reagimi nga Dhoma e Avokatisë. Në një konferencë për mediat, kryetari i Dhomës së Avokatisë, Maks Haxhia, shprehu kundërshtimin e fortë ndaj projekt-kodit të ri penal.

Haxhiu u shppreh se kodi i ri ka dënime më shumë se në kohën e komunizmin, që bie ndesh me parimet e avokatit, dhe sipas tij, nuk do ta pranojë Europa. 

“Drafti i Kodit Penal ka një mal me probleme. Duhet të dilte me një komunikim për të gjithë aktorët, me nevojën që çuan për përgatitjen e këtij drafti për këtë kod. Nuk kemi prezencën e nevojës pse duhet kod i ri. Nuk është si rrjedhojë e nevojës së organeve të drejtësisë. 23 herë është ndryshuar. Është inkuizitor, nuk do ta pranojë Europa. Ka dënime represive më shumë se në kohën e komunizmit. Janë vënë nene diskriminuese. Bie ndesh me parimet e avokatit. Mjet të fundit do të kemi kontestim në Gjykatën Kushtetuese”, është shprehur Haxhia.

Maks Haxhia, ashtu si kryeprokurori Olsian Çela theksoi nënvizoi se krikimi i një kodi të ri nuk ishte i nevojshëm për momentin, madje as si nevojë e reformës në drejtësi. 

“Në këtë Kod nuk kemi asnjë prezencë të paraqitjes së nevojës pse duhej të bëhej ky kod. Nëse do shtrohej problemi që këtë kod e solli nevoja e reformës në drejtësi, kjo nuk qëndron. Në këto vite, zbatimi ka sjellë probleme në procedurën penale, pra në trajtimin e proceseve dhe burimet njerëzore që janë shumë të mangëta", tha Haxhia.

Ai theksoi se gjatë gushtit Dhoma e Avokatisë do të punojë që të përgatisin një qëndrim teknik për të kundërshtuar me force që ky draft të mos kalojë në parlament. 

“Gushtin do punoj për të argumentuar teknikisht qëndrimin e Dhomës për të dalë në përfundim në një material që do ua bëjmë prezent të gjithë forcave politike në parlament duke kundërshtuar me forcë të mos kalojë ky draft, komisionit të ligjeve, organizatës sonë ku Shqipëria bën pjesë në ÇBE që është organizata e Dhomave të Avokatisë së BE-së ku Shqipëria është me status të veçantë”, tha Haxhia, i cili theksoi se mjeti i fundit do të jetë Gjykata Kushtetuese, por shpreson që çështja të mos shkojë deri aty.

Kryeprokurori Olsian Çela u shpreh dje kundër draftit të Kodit të ri Penal. Ai shpjegoi se kundërshtimi i tij nis që nga mënyrën e hartimit të teksit, deri tek konceptimi dhe përmbajtja. Olsjan Çela e sheh si problematike tendencën për të paravendosur në dispozita çdo interpretim të mundshëm të normës ligjore.

Juristë të shumtë kanë reaguar duke kundërshtar nenin, pasi ky formulim i ri rrezikon të rëndojë sistemin penal me raste që mund të trajtoheshin me gjoba apo paralajmërime. Sipas juristëve, formulimi i ri i ligjit nuk arrin të bëjë dallimin mes shkeljeve të rënda dhe të lehta./ZËRI

Poll

MOS HUMB