Aktualitet

"Armët vijnë nga Afrika, paketohen në Shqipëri..."/ Ahmetaj ngre dyshime: Investigoni, një furgon me raketa që u kap në Itali

Sipas tij, ky episod mund të çojë në të dhëna të tjera mbi një aktivitet të dyshuar të trafikut të armëve

zh.ll
"Armët vijnë nga Afrika, paketohen në
foto ilsutrim:arben ahmetaj-foto e raketa te publikuara nga mediat italiane

TIRANË- Ish-zv.kryeministri Arben Ahmetaj ka hedhur akuza të forta gjatë intervistës në “Çim Peka LIVE”, për një skemë e trafikut ndërkombëtar të armëve. 

Lidhur me këtë, Ahmetaj ka kërkuar që të verifikohet edhe një rast të cilin ai e lidh me kapjen në Itali të një furgoni me raketa. Sipas tij, ky episod mund të çojë në të dhëna të tjera mbi një aktivitet të dyshuar të trafikut të armëve.

“Shiheni pak rastin kur në Itali është kapur një furgon me raketa, shikojeni pak se mund të zbuloni gjëra interesante. Shiheni se nuk është pa gjë. Këtë informacion kam, e ndaj me shqiptarët. Mund të kenë lidhje. Disa raketa janë kapur në jug të Italisë”, tha Ahmetaj.

Deklarata e Ahmetajt i referohet një rasti të raportuar në Itali. Bëhet fjalë për një raportim të datës 28 gusht, ku një 46-vjeçar francez u arrestua në Portin e Barit pasi në furgonin e tij u gjetën të fshehura sisteme dhe raketa antitank. Sipas raportimeve nga Italia, automjeti kishte mbërritur në Bari me traget nga Patrasi i Greqisë.

Mediat italiane raportuan se ai kishte zbritur në Bari nga një traget që ishte nisur nga Porti i Patrës në Greqi dhe pas një kontrolli rutinë u zbuluan armët në automjetin e tij. Autoritetet italiane kanë evidentuar mospërputhje në dokumentacionin e paraqitur gjatë kontrolli.

Nga ana tjetër, avokati i 46-vjeçarit ka deklaruar se transporti ishte i autorizuar nga Ministria Franceze e Mbrojtjes dhe se ngarkesa ishte destinuar për një bazë të NATO-s në Greqi.

Në pesë kontejnerë, ushtria gjeti pesë sisteme armësh antitank. Konkretisht, një tub lëshimi pa raketë, një tub tjetër me një raketë stërvitore inerte pa udhëzim, shtytje ose kokë rakete, dhe tre të tjerë me raketa Akeron. Tubat e lëshimit mbanin shirita blu që i identifikonin ato, sipas standardeve të NATO-s, si municione "stërvitore" dhe, si pasojë, u mungonte përbërësi shpërthyes.

Për këtë rast, Ahmetaj kërkon të verifikohet, me pretendimin se mund të fshihen të dhëna të tjera për trafikun e armëve./ZËRI

Poll

MOS HUMB