TIRANË- Pas arrestimit të Eldi Dizdarit, sipas dosjes hetimore, rolin e tij në veprimtarinë e dyshuar kriminale e ka marrë shtetasi Armando Dacani, i cili përmendet në komunikime të përgjuara me të hetuarin Salvatore Aliu.
Sipas dosjes së siguruar nga ZËRI, në këto biseda, Dacani shfaqet i shqetësuar për arrestimin e Denis Matoshit, të cilit i referohet me nofkën “Tropoja”, ndërsa shprehet se ai “do të dalë së shpejti nga burgu”. Po ashtu, në komunikime ai përmend edhe aktivitetin e dyshuar kriminal në lidhje me trafikun e drogës, si dhe ngarkesa me lëndë narkotike dhe arrestime të bashkëpunëtorëve.
Një një komunikim ai i shprehet Salvatores se ky i fundit dhe Denis Matoshi janë njëlloj, ku duke se ata të dy kanë të njëjtën pozitë në grup kriminal.
Bisedat për nxjerrjen e Dizdarit nga burgu (mesazhet e Armando Dacanit drejtuar Salvatore Aliut):
Po vlla po meser e mxjerim
Po mos fol me njeri
Aman se llafe dun Ilapazanet
Po ca me i be shqipria ja hapi namon
Se kn mar shqiprin kta per verifikime
Ala Bodiset aty
Pomir dodali se skan ci bejn
Nje histori koti me italin
Qe s'ka lidhje fare
Thejesht biseda e dy k*rave ne makin qe as e njifnin
Per ate e kan mar
E ke kerku italia
Per kok te gjithve kjo esht
Po njerzit mezi presin
Do dali vlla do lej pshaporten peng e do dali
Po une shoku nji jemi vlla, vetem se ai esht me i
shkathet hahahaha
Po po pa merak vlla i kemi shok
Po ai spushon vlla esht 24 ore se si ja del se di
Po sido qoft per anversin njisoj eshtë
Them se po vlla
Se kta i kemi shum te fort e e nxjerin
Nuk ka si ai vlla jo se e kemi shok, po ai me verte e
fiton punen hahahahaha
Të dhënat e mësipërme, mësojnë se të dyshuar, të përshirë në këtë episod trafikimi lënde narkotike të llojit kokainë, rezultojnë të hetuarit Salvatore Aliu, në rolin e furnizuesit me lëndë narkotike të llojit kokainë në sasi prej tonelatash, për llogari të prosositësit Eldi Dizdari( Denis Matoshi), Armando Pacani, dhe persona të tjerë të paidentifikuar deri në
këtë fazë të hetimit.
Gjithashtu rezulton se i hetuari Eldi Dizadari( Denis Matoshi), ka një grup personash përgjegjës për nxjerrjen e e kokainës nga porti dhe transportimin lëndës narkotike./ZËRI