Aktualitet

Alarm i rremë për eksploziv në Tiranë! Një çantë e dyshimtë ngjalli panik, policia: Në të u gjetën...

Sipas informacioneve paraprake, në zonë është konstatuar një çantë e dyshimtë, e cila ka ngritur dyshime për praninë e mundshme të lëndëve eksplozive.

zh.ll
Alarm i rremë për eksploziv në Tiranë! Një
FOTO ILUSTRUESE

TIRANË- Prej disa minutash qytetarët e Tiranës kanë qenë në ankth, pasi një çantë e dyshimtë e gjetur pranë qendrës 'Galeria', mes bulevardit Zogu i Parë dhe Rrugës së Barrikadave ngjalli dyshime për eksploziv. Megjithatë, ka rezultuar alarm i rremë.

Policia ka rrethuar zonën dhe ka kryer verifikimet e nevojshme, ndërsa pas hapjes së valixhes, është konstatuar se brenda saj ndodheshin vegla ndërtimi. Sipas policisë, nga këqyrja e pamjeve filmike ka rezultuar se valixhja ishte harruar nga disa punonjës ndërtimi.

Njoftimi i policisë:

Tiranë/Informacion paraprak

Më datë 02.03.2026, rreth orës 18:30, është njoftuar Salla operative se në rrugën “Bardhok Biba”, në trotuar, ndodhej një valixhe e dyshimtë.

Shërbimet e Policisë bënë rrethimin e vendit dhe njoftuan forcat xheniere. Pas verifikimeve dhe hapjes së valixhes, është konstatuar se brenda saj ndodheshin vegla ndërtimi.

Nga këqyrja e pamjeve filmike ka rezultuar se valixhja ishte harruar nga disa punonjës ndërtimi.

/ZËRI

Poll

MOS HUMB