Aktualitet

Goditet grupi i "skifterëve" Tiranë, arrestohen 5 persona, në kërkim 3 të tjerë (VIDEO)

Si rezultat, 5 persona janë arrestuar dhe 3 të tjerë shpallur në kërkim, ndërsa janë sekuestruar sendet e vjedhura dhe një automjet.

zh.ll
Goditet grupi i "skifterëve" Tiranë, arrestohen 5 persona,
pamje nga vjedhjet

TIRANË- Policia e Tiranës ka finalizuar brenda 24 orëve dy operacione për zbardhjen e një vjedhjeje dhe një tentative vjedhjeje. Si rezultat, 5 persona janë arrestuar dhe 3 të tjerë shpallur në kërkim, ndërsa janë sekuestruar sendet e vjedhura dhe një automjet. Konretisht, në pranga kanë rënë 2 vëllezër, pasi në makinën e tyre u gjetën sende të vjedhura në një subjekt. Ndërkohë që 3 shtetas të tjerë u kapën në flagrancë duke tentuar të vjedhin në një dyqan në kryeyqytet. 

 
 
 
 
 
Visualizza questo post su Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

Un post condiviso da ZËRI (@zeri.albania)

Njoftimi:

Tiranë/Finalizohen në 24 orë 2 operacione të tjera për zbardhjen e një vjedhjeje dhe të një tentative vjedhjeje, në territoret e Komisariateve të Policisë Nr. 2 dhe Nr. 5

Lokalizohen, kapen dhe vihen në pranga 5 shtetas, si dhe shpallen në kërkim 3 të tjerë.

Sekuestrohen sendet e vjedhura, si dhe 1 automjet në të cilin u gjetën sendet e vjedhura.

Në vijim të punës hetimore, të kryer menjëherë pas kallëzimeve të administratorëve të subjekteve për vjedhje/tentativë vjedhjeje të pronës/pasurisë, shërbimet në varësi të Drejtorisë Vendore të Policisë Tiranë finalizuan, brenda 24 orëve, 2 operacione të tjera për goditjen e kësaj veprimtarie kriminale.

Konkretisht:
-Në kuadër të operacionit policor “Bashkëpunimi”, shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 2 vunë në pranga shtetasit K. B., 26 vjeç dhe S. B., 27 vjeç, vëllezër, pasi në automjetin e tyre u gjetën dhe u sekuestruan, në cilësinë e provës materiale, sende/materiale të ndryshme të vjedhura në një subjekt (lokal) në Rrugën e Kavajës. Në vijim të veprimeve u bë identifikimi dhe shpallja në kërkim e shtetasve C. D., S. A. dhe B. K., pasi dyshohen si autorë të vjedhjes.

-Në kuadër të operacionit policor “Flagranca”, shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 5 arrestuan shtetasit A. V., 23 vjeç, E. K., 19 vjeç dhe F. H., 19 vjeç, pasi u kapën në flagrancë duke tentuar të vjedhin në një subjekt (dyqan) në pronësi të shtetasit F. L.

Punohet për zbardhjen e vjedhjeve të tjera që mund të jenë kryer nga këta shtetas.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Tiranës, për veprime të mëtejshme.

Poll

MOS HUMB