Aktualitet

Ambasada Britanike reagon për protestën në Tiranë: Dhuna nuk justifikohet, policia të shmangë forcën joproporcionale

Ambasada thekson se shprehja e pakënaqësisë përmes protestës nuk mund të përdoret si justifikim për akte dhune apo dëmtimin e pronës publike dhe private.

M.K.

 

Ambasada Britanike reagon për protestën në Tiranë: Dhuna nuk
foto nga ambasada britanike

TIRANË- Ambasada Britanike në Tiranë ka reaguar lidhur me protestën në kryeqytet, duke u bërë thirrje palëve të respektojnë të drejtat themelore dhe të kontribuojnë në uljen e tensioneve.

Përmes një deklarate, përfaqësia diplomatike vë theksin te e drejta për protestë paqësore dhe liria e shprehjes, të cilat garantohen nga Kushtetuta e Shqipërisë.

Ambasada thekson se shprehja e pakënaqësisë përmes protestës nuk mund të përdoret si justifikim për akte dhune apo dëmtimin e pronës publike dhe private. Në të njëjtën kohë, ajo nënvizon se reagimi i policisë duhet të jetë proporcional dhe të mos cenojë të drejtat e qytetarëve.

Në këtë kontekst, përfaqësia britanike u bën apel të gjitha palëve të tregojnë përgjegjësi, të shmangin përshkallëzimin e situatës dhe të respektojnë liritë themelore.

Njoftimi i plotë i Ambasadës Britanike:
“Ambasada Britanike në Tiranë nënvizon rëndësinë e të drejtës për protestë paqësore dhe lirisë së shprehjes, të mbrojtura nga Kushtetuta e Republikës së Shqipërisë. Megjithatë, e drejta për të protestuar nuk legjitimon përdorimin e dhunës apo dëmtimin e pronës publike dhe private. Sikundër, ajo nuk duhet të përballet me veprime joproporcionale nga policia. Ambasada Britanike u bën thirrje të gjitha palëve të respektojnë këto të drejta dhe të kontribuojnë në uljen e tensioneve”, thuhet në deklaratë./ZËRI

Poll

MOS HUMB