Aktualitet

Alarm në shkollat e Tiranës, mësuesja denoncon për një “çamçakëz” që përgjum nxënësit, dyshohet drogë

Sipas mësueses, nxënësit pas konsumimit të tij janë ndjerë të përgjumur pas konsumimit të saj.

I.F
Alarm në shkollat e Tiranës, mësuesja denoncon për një
Droga e dyshuar

TIRANË- Një drogë e re është përhapur në shkollat e Tiranës dhe ka përhapur shqetësim tek stafi pedagogjik. Një mesuese e një shkolle 9-vjeçare në Tiranë ka lajmëruar se fëmijët janë duke konsumuar një drogë në formë “camçakëzi”, por përbërja e substances ende nuk dihet. Sipas mësueses, nxënësit pas konsumimit të tij janë ndjerë të përgjumur pas konsumimit të saj.

Menjëherë pas denoncimit të mësueses, policia e Tiranës tha se ka nisur hetimet rreth përhapjes dhe përbërjes së drogës. Me anë të një postimi në rrjetin social, gazetari Mentor Kikia shkrtuan se prindërit duhet të bëjnë kujdes, pasi në shkolla është përhapur një lloj substance në formë “çamçakëzi”. Ai i bën thirrje prindërve të tregohen vigjilent dhe të bashkëpunojnë me stafin pedagogjik dhe me policinë.

Njoftimi i policisë Tiranë

Në lidhje me një lajm të publikuar ditën e sotme, në disa media dhe portale, në të cilin thuhet se në një shkollë në Tiranë, është evidentuar rasti i përdorimit të një çamçakëzi që përgjum fëmijët, ju informojmë se: Shërbimet e Policisë menjëherë pas publikimit kanë marrë kontakte me drejtuesit dhe stafet pedagogjike të të gjitha shkollave të Tiranës, dhe po ushtrojnë kontrolle për verifikimin e rastit në fjalë. Drejtoria Vendore e Policisë Tiranë i bën thirrje të gjithë qytetarëve të njoftojnë menjëherë Policinë në rast konstatimi të këtyre substancave. Vijon puna për sqarimin e rrethanave të këtij rasti të publikuar.

Postimi:

“Kujdes! Ruani fëmijët nga një “substancë” e tillë. Në një shkollë 9-vjeçare në Tiranë është identifikuar një substancë në formë të  tillë, që ka trajtën e një çamçakëzi, dhe që përdorej nga një/disa nxënës. Mësuesja që e ka identifikuar, është treguar vigjilente dhe ka lajmëruar prindërit e nxënësve të klasës që të bëjnë kujdes, pasi ajo ka vërejtur se nga përdorimi i saj fëmijët pësojnë një gjendje përgjumjeje.

Po e bëj këtë publikim për të tërhequr vëmendjen e prindërve në kontrollin që duhet të tregojnë ndaj fëmijëve. Nuk kam informacion nëse kjo është një substancë narkotike apo jo, por padyshim që duhet të jetë e dëmshme në raport me gjendjen që prodhon. Gjithashtu, duhet doemos një bashkëpunim me policinë për të zbuluar se çfarë është dhe nga vjen.

Shkollat kanë qenë dhe janë të synuara nga shpërndarësit e substancave narkotike, pasi rrjetet e trafikantëve kërkojnë klientelë të re konsumatorësh. Ndërkohë që lista e produkteve narkotike shtohet rregullisht me substanca të reja sintetike. Kundër këtyre problemeve sociale e kriminale, duhet një bashkëpunim mes shkollës, familjes dhe policisë. Jeni të lutur ta shpërndani këtë postim, për më shumë informim””, shkruan Kikia. /ZËRI

 

Poll

MOS HUMB