Aktualitet

Ilir Meta në burg, djali i tij merr CD AUDIO të seancës gjyqësore

Siç duket edhe nga pamjet, i shoqëruar nga miku i tij, i biri i ish-presidentit u paraqit në sekretarinë e Gjykatës së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar.

k.m.
Ilir Meta në burg, djali i tij merr CD AUDIO të seancës
Besar Meta në SPAK

TIRANË- Djali i Ilir Metës dhe Monika Kryemadhit, Besar Meta ka marrë "CD" e seancës gjyqësore. Siç duket edhe nga pamjet, i shoqëruar nga miku i tij, i biri i ish-presidentit u paraqit në sekretarinë e Gjykatës së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar. Në Sekretari kërkoi CD audio të seancës në të cilën u mbajt me dyer të mbyllura verifikimi të kushteve të sigurisë.

Ndaj Metës u caktua dje masa arrest me burg nga Gjykata e Posaçme pasi ai akuzohet nga SPAK për 3 vepra penale: korrupsion, pastrim parash dhe mosdeklarim pasurish. Por Meta nuk është i vetmi që ka rënë në rrjetën e SPAK. Në “arrest shtëpie” është caktuar Pirro Xhixho (babai i Erisa Xhixhos), ndërsa Monika Kryemadhi dhe Ema Çomo janë lënë në “detyrim paraqitje”./ZËRI

Poll

MOS HUMB