
SHKODËR- Gjykata e Apelit të Përgjithshëm të Shkodrës ka ulur dënimin për Lekë Vuksanin, i cili në maj të vitit 2023 vrau me armë zjarri kushëririn e tij Petrit Vuksani. Në një seancë të mëparshme Gjykata e Shkallës së Parë në Shkodër e dënoi atë me 21 burg, por përfitoi nga gjykimi i shkurtuar ku u dënua me 14 vite burg, për vrasje me dashje dhe mbajtje pa leje të armës.
Por çështja u shqyrtua në Gjykatën e Apelit dhe u vendos t’i ulet dënimi i përgjithshëm në 19 vite burg për të dy veprat penale dhe në aplikim të gjykimit të shkurtuar, dënimi ulet në 12 vite burg.
Petrit Vuksani kishte vetëm një muaj që ishte kthyer nga Anglia, por gjeti vdekjen në banesën e tij në 2 maj 2023. Lekë Vuksani, i afërmi i tij, e qëlloi për vdekje me automatik pas një sherri për qiranë e shtëpisë që e kishte lënë të jetonte. Shkak i kësaj ngjarje së rëndë ishte kërkesa e viktimës ndaj 35-vjeçarit Lekë Vuksanit.
Petriti i kërkoi që të lironte shtëpinë që i kishte lënë me qira gjatë kohës që nuk ndodhej në Shqipëri. /ZËRI