Aktualitet

Makina përplas për vdekje këmbësoren te ish-sheshi "Shqiponja", shoqërohet shoferi (EMRAT)

Sipas informacioneve paraprake mësohet se një automjet tip "BMë" ka përplasur një këmbësor.

zh.ll
Makina përplas për vdekje këmbësoren te ish-sheshi
pamje nga aksidenti

TIRANË- Një aksident me vdekje është regjistruar mëngjesin e sotëm në Tiranë, në zonën e ish-Sheshit "Shqiponja". Sipas informacioneve paraprake mësohet se një automjet tip "BMW" ka përplasur për vdekje 49-vjeçen Albana Hima.

Përplasja ka rezultuar fatale për këmbësoren dhe ka ndërruar jetë në vend. Ndërkohë, drejtuesi i mjetit Desar Musa 30-vjeç është shoqëruar në Komisariat. Ende nuk dihen detajet, ndërkohë që grupi hetimor po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të aksidentit.

"Më datë 01.12.2025, rreth orës 06:20, tek ish-Sheshi Shqiponja, automjeti me drejtues shtetasin D. M., rreth 30 vjeç, ka përplasur këmbësoren A. H., rreth 49 vjeçe, e cila për pasojë ka humbur jetën. Drejtuesi i automjetit është shoqëruar në Komisariat për veprime të mëtejshme proceduriale. Grupi hetimor po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të aksidentit.", njofton policia./ZËRI

Poll

MOS HUMB