Aktualitet

Aksident në aksin Fier-Patos, përplasen dy automjete, plagoset një drejtues mjeti

Si pasojë e përplasjes, ka mbetur i plagosur drejtuesi i automjetit "Audi", i cili është transportuar me urgjencë drejt Spitalit Rajonal të Fierit, ku po merr ndihmë mjekësore.

M.K.
Aksident në aksin Fier-Patos, përplasen dy automjete, plagoset
foto nga vendi i ngjarjes

FIER- Një aksident është regjistruar pasditen e kësaj të premteje në aksin rrugor Fier-Patos, në vendin e njohur si "Çezma e Mbyetit", ku dy automjete janë përplasur me njëra-tjetrën.

Sipas informacioneve paraprake, një automjet tip "Audi", me drejtues shtetasin me iniciale U.Xh., është përplasur me një automjet tip "Wolksëagen", me drejtues shtetasin me iniciale N.D.

Si pasojë e përplasjes, ka mbetur i plagosur drejtuesi i automjetit "Audi", i cili është transportuar me urgjencë drejt Spitalit Rajonal të Fierit, ku po merr ndihmë mjekësore.

Në vendngjarje kanë mbërritur shërbimet e Policisë, të cilat po punojnë për të zbardhur shkaqet dhe rrethanat e aksidentit, si dhe për menaxhimin e qarkullimit në këtë segment rrugor./ZËRI

Poll

MOS HUMB