Aktualitet

Katër vatra me antraks në Gjirokastër, autoritetet po ndërmarin masa për izolim

Sipas specialistëve, bakteri i antraksit është mjaft rezistent dhe mund të mbijetojë në mjedis për deri në 50 vjet.

M.K.
Katër vatra me antraks në Gjirokastër, autoritetet po
FOTO ILUSTRUESE

GJIROKASTËR-  Katër vatra me antraks janë identifikuar në qarkun e Gjirokastrës, ku autoritetet e bujqësisë dhe shërbimit veterinar kanë ndërmarrë masat për izolimin e tyre dhe parandalimin e përhapjes së sëmundjes.

Sëmundja është konstatuar te bagëtitë, duke qenë se sëmundja mund të transmetohet edhe te njerëzit përmes konsumimit të mishit ose qumështit nga kafshë të infektuara. Veterinerët u bëjnë apel blegtorëve të tregojnë kujdes maksimal dhe të respektojnë udhëzimet e autoriteteve.

Sipas specialistëve, bakteri i antraksit është mjaft rezistent dhe mund të mbijetojë në mjedis për deri në 50 vjet. Kjo bën që në zonat ku sëmundja është shfaqur më herët, vatrat të mund të riaktivizohen edhe pas shumë vitesh.

Autoritetet po monitorojnë situatën dhe vijojnë kontrollet në terren, ndërsa u kërkojnë fermerëve të raportojnë çdo rast të dyshimtë për të parandaluar përhapjen e mëtejshme të sëmundjes./ZËRI

Poll

MOS HUMB