Aktualitet

Aksident në aksin Elbasan–Peqin, një person përfundon në spital, shkak parakalimi i gabuar

Një person ka mbetur i plagosur si pasojë e një aksidenti të ndodhur në aksin rrugor Elbasan–Peqin, pranë fshatit Bishqem.

M.K.
Aksident në aksin Elbasan–Peqin, një person përfundon
foto nga aksidenti

TIRANË-Një person ka mbetur i plagosur si pasojë e një aksidenti të ndodhur në aksin rrugor Elbasan–Peqin, pranë fshatit Bishqem.

Sipas informacioneve paraprake, një kamion dhe një automjet tip “Golf” janë përfshirë në një përplasje, duke shkaktuar lëndimin e drejtuesit të makinës. I plagosuri është transportuar në spital, ku po merr ndihmën e nevojshme mjekësore.

Burime spitalore konfirmojnë se gjendja e tij është e stabilizuar dhe ai ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Ndërkohë, grupi hetimor ka nisur verifikimet për të përcaktuar shkakun e saktë të aksidentit, ndërsa paraprakisht dyshohet se ngjarja lidhet me një manovër të gabuar gjatë parakalimit.

Poll

MOS HUMB