Aktualitet

Aksident i rëndë në Fier: Makina del nga rruga dhe përfundon në kanal, ndërron jetë drejtuesi

Shërbimet zjarrfikëse dhe policia kanë mbërritur menjëherë në vendngjarje dhe kanë bërë të mundur nxjerrjen e trupit të shoferit.

zh.ll
Aksident i rëndë në Fier: Makina del nga rruga dhe përfundon
pamje nga vendngjarja

FIER- Një aksident tragjik me pasojë vdekje ka ndodhur mesditën e sotme në rrugën e re drejt Darëzezës, në Fier. Një automjet ka dalë nga rruga dhe ka përfunduar në një kanal anësor, duke shkaktuar vdekjen e menjëhershme të drejtuesit të tij G.Ç 37-vjeç.

Shërbimet zjarrfikëse dhe policia kanë mbërritur menjëherë në vendngjarje dhe kanë bërë të mundur nxjerrjen e trupit të shoferit. Autoritetet po punojnë për zbardhjen e plotë të rrethanave dhe shkaqeve të aksidentit.

Njoftimi i Policisë:

Fier/Informacion paraprak

Në aksin rrugor “Fier–Darëzezë”, shtetasi G. Ç., 37 vjeç, duke drejtuar automjetin, dyshohet se ka humbur kontrollin mbi drejtimin e mjetit dhe ka dalë nga rruga.

Si pasojë e daljes së automjetit nga rruga, drejtuesi i automjetit, shtetasi G. Ç., ka humbur jetën në vendngjarje.

Grupi hetimor po punon për sqarimin e plotë të rrethanave dhe shkakut të aksidentit si dhe kohën e ndodhjes së ngjarjes./ZËRI

Poll

MOS HUMB