Aktualitet

Makinat përplasen 'kokë më kokë' në aksin Çermë-Divjakë! Vdes 38-vjeçari, 5 të lënduar, mes tyre 3 fëmijë

Dyshohet se viktima Barjam Kacani i cili udhëtonte me automjetin tip “Opel” është plagosur kokë më kokë me një “BMW”, në të cilën ndodheshin 5 persona, tre prej të cilëve fëmijë.

F.I
Makinat përplasen 'kokë më kokë' në aksin
PAMJE NGA AKSIDENTI

DIVJAKË-Një aksident me pasjë vdekjen është regjistruar në aksin rrugor Çermë-Divjakë, ku një 38-vjeçar ka humbur jetën dhe pesë të tjerë kanë mbetur të plagosur. 

Dyshohet se viktima Barjam Kacani i cili udhëtonte me automjetin tip “Opel” është plagosur kokë më kokë me një “BMW”, në të cilën ndodheshin 5 persona, tre prej të cilëve fëmijë. Personat që ndodheshin në automjetin tip “BMW” kanë mbetur të plagosur si pasojë e aksidentit, por fatmirësisht ndodhen jashtë rrezikut për jetën.

Njoftimi i policisë:

Rreth orës 15:00, në aksin rrugor “Çermë–Divjakë”, automjeti me drejtues shtetasin H. M., 45 vjeç, është përplasur me automjetin që drejtohej nga shtetasi B. C., 38 vjeç. Si pasojë e përplasjes, shtetasi B. C. ka humbur jetën gjatë transportimit për në spital.

Shtetasi H. M., bashkëshortja e tij, shtetasja E. M., si dhe dy fëmijët e tyre të mitur, të cilët ndodheshin në automjet, morën ndihmë mjekësore në spital dhe ndodhen jashtë rrezikut për jetën.

-Rreth orës 16:45, në aksin rrugor “Fier i Ri–Ngurrëz”, motomjeti që drejtohej nga shtetasi E. T., 47 vjeç, ka dalë nga rruga. Si pasojë, 47-vjeçari ka pësuar dëmtime të rënda dhe është transportuar në Spitalin e Traumës për ndihmë mjekësore.

Grupet hetimore ndodhen në vendngjarje dhe po punojnë për sqarimin e plotë të rrethanave dhe shkaqeve të këtyre aksidenteve.

Në vendin e ngjarjes ka mbërritur Policia Rrugore dhe grupi hetimor, të cilët kanë nisur dokumentimin e aksidentit. Nën drejtimin e Prokurorisë, po punohet për zbardhjen e plotë të shkaqeve dhe rrethanave të përplasjes fatale.

Poll

MOS HUMB