Aktualitet

Adoleshenti shqiptar vret të dashurën 42-vjeçare në Itali: Doja të dija ç'ndjesi të jep...

Kufoma kishte shenja mbytjeje dhe goditjeje në fytyrë dhe kokë.

k.m.
Adoleshenti shqiptar vret të dashurën 42-vjeçare në Itali:
Maria Campai dhe shqiptari

ITALI- Një adoleshent shqiptar akuzohet për vrasjen e të dëshurës së tij 42-vjeçare, të cilën e ekzekutoi vetëm sepse donte që të dinte sesi është ndjesia që të vrasës një person. Policia italiane ra në gjurmët e shqiptarit, të cilin nuk e kanë përmendur me emër, duke përdorur kamerat e sigurisë por edhe duke folur me dëshmitarë të ngjarjes. Viktima, Maria Campai, 42 vjeç, e cila thuhet se do të zhvillonte takimin e parë me adoleshentin, u zhduk papritur në Parma më 19 shtator. Familjarëve u kishte thënë se do të shkonte në një intervistë pune.

Adoleshenti shqiptar vret të dashurën 42-vjeçare në Itali:
Maria Campai

Sipas mediave të huaja, të nesërmen, oficerët filluan një operacion kërkimi, të nxitur nga motra e saj. Kur hetimet e tyre i çuan te adoleshenti, ai u arrestua dhe menjëherë tregoi se ku e kishte fshehur trupin. Kufoma ishte vendosur nën disa gjethe, në kopshtin e një shtëpie të braktisur në verilindje të Parmës, Itali. Kufoma kishte shenja mbytjeje dhe goditjeje në fytyrë dhe kokë.

Oficerët besojnë se Campai dhe 17-vjeçari kanë pasur marrëdhënie seksuale, e më pas janë grindur pasi ajo ndoshta nuk ka pranuar që të plotësonte kërkesat e tij. Në këtë moment, ai e ka qëlluar me dru në fytyrë përpara se ta mbyste. E gjithë ngjarja ka ndodhur në garazhin e familjes së tij, të cilin adoleshenti e kishte kthyer në palestrën e tij personale. Atje kishte edhe shenja gjaku.

Adoleshenti shqiptar vret të dashurën 42-vjeçare në Itali:
Maria Campai

Pasi e vrau, kufomën e tërhoqi zvarrë dhe e la në shtëpinë e braktisur. Për motivin e ngjarjes, adoleshenti shqiptar u tha oficerëve se e kishte vrarë të dashurën, pasi donte të "dinte se si është të vrasësh një person".

Adoleshenti shqiptar vret të dashurën 42-vjeçare në Itali:
Adoleshenti shqiptar

42-vjeçarja ishte me origjinë nga Rumania, por u transferua në Itali në vitin 2000, ku jetonte me bashkëshortin e saj në Toskanë. Pas divorcit të saj në 2022, ajo u transferua me motrën e saj Roxana në Parma. Shqiptari jetonte në Viadana me prindërit dhe dy motrat e tij dhe është përshkruar nga ata që e njihnin si një djalosh të sjellshëm, paqësor dhe të rezervuar. Ai kishte një fizik të mirë për moshën që kishte, por kurrë më parë nuk ishte përfshirë në sherre. Më vonë u zbulua se 17-vjeçari ishte i fiksuar me MMA, por edhe me teknikat e vrasjes me duar. Hetuesit thanë se ai kishte hulumtuar praktika seksuale ekstreme në internet dhe madje kishte zhvilluar një admirim shqetësues ndaj vrasësit të rrëfyer. Filippo Turetta.

Pendesa duket se nuk ishte diçka që e mendonte. Kjo sepse pasi vrau të dashurën, vazhdoi rutinën e tij normale. Madje kishte shkuar edhe në shkollë. Babai i adoleshentit, i cili është nga Shqipëria , tha për mediat vendase: Nëse djali im ka bërë keq, atëherë ai do të përballet me pasojat. Nëse e ka vrarë me të vërtetë, duhet të ketë pasur një ose dy bashkëpunëtorë. Nuk mund ta ketë bërë të gjithën i vetëm. Thjesht nuk është e mundur.../ZËRI

Poll

MOS HUMB