Aktualitet

Abuzoi seksualisht me të miturën, 25 vite burg për 67-vjeçarin: 12-vjeçaren e ftoi në banesën me qera...

67-vjeçari ka përfituar nga gjendja ekonomike e familjes së të miturës dhe nga njohjet që ato kishin

F.I
Abuzoi seksualisht me të miturën, 25 vite burg për
foto ilustruese

FIER-Gjykata e Fierit ka dënuar me 25 vite burg një 67-vjeçar pasi ka abuzuar seksualisht me një të mitur në qytetin e Lushnjës. 67-vjeçari akuzohet për veprat penale “Marrëdhënie seksuale ose homoseksuale me të mitur”. Ngjarja ka ndodhur në vitin 2023 ndërsa vajza e abuzuar ka qenë vetëm 12 vjeç. Në kuadër të hetimive raportohet se 67-vjeçari ka përfituar nga gjendja ekonomike e familjes së të miturës dhe nga njohjet që ato kishin.

Ai u arrestua në flagrancë më datë 13 janar 2023 në një banesë me qira që kishte marrë në Lushnjë. Në shtëpi u gjetën gjithashtu dhe 2 krehëra arme zjarri dhe municion luftarak. Në kuadër të hetimive raportohet se 67-vjeçari ka përfituar nga gjendja ekonomike e familjes së të miturës dhe nga njohjet që ato kishin. Ai e ka ftuar në banesë dhe ka përfituar nga gjendja e saj vulnerabël duke kryer marrëdhënie seksuale me të. Po ashtu një hetim ka nisur edhe për akuzat shfrytëzim prostitucioni dhe armëmajtje pa leje. 

NJOFTIMI I PROKURORISË:

Kryente marrëdhënie seksuale me të miturën, me kërkesë të Prokurorisë Fier dënohet me 25 vjet burgim shtetasi Xh.V.

Me kërkesë të Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm, Fier, në përfundim të gjykimit u shpall fajtor dhe u dënua me 25 vjet burg shtetasi Xh.V. për veprën penale “Marrëdhënie seksuale ose homoseksuale me të mitur” parashikuar në neni 100 i Kodit Penal.

Në kuadër të hetimeve mbi procedimin penal nr.26, datë 13.01.2023, për veprat penale “Marrëdhënie seksuale ose homoseksuale me të mitur”, “Shfrytëzim prostitucioni” dhe “Mbajtja pa leje, prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit”, parashikuar në nenet 100, 114 dhe 278/2 të Kodit Penal, rezultoi e provuar se, shtetasi Xh. V, duke përfituar nga gjendja ekonomike e familjes së të miturës dhe nga njohjet që ato kishin, e ka ftuar në banesë të miturën dhe mandej ka përfituar nga gjendja e saj vulnerabël duke kryer marrëdhënie seksuale me të.

Në kuadër të këtij procedimi i pandehuri Xh.V u arrestuar në flagrancë më datë 12.01.2023.

Pas përfundimit të hetimeve, Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Fier ka dërguar për gjykim të pandehurin Xh.V, për veprën penale “Marrëdhënieseksuale ose homoseksuale me të mitur” parashikuar në neni 100 i Kodit Penal. Ndërkohë, për veprat e tjera është ndarë procedimi penal.

Në vijim, Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Juridiksionit të Përgjithshëm Fier, shpreh angazhimin e plotë për hetimin e shpejtë dhe vënien para përgjegjësisë ligjore të personave që kryejnë vepra penale që cënojnë apo dëmtojnë mirëqënien dhe zhvillimin normal të të miturve./ZËRI

Poll

MOS HUMB