Politikë

A do të marrë pjesë PD në zgjedhjen e Prokurorit të Përgjithshëm? Berisha: S'do të bashkëpunojmë me PS

I pyetur nga gazetarët jashtë ambienteve të SPAK-ut nëse do të ketë një dakordësi me Partinë Socialiste për zgjedhjen e Prokurorit të Përgjithshëm, Berisha u përgjigj prerazi se opozita nuk do të përfshihet në këtë proces.

zh.ll
A do të marrë pjesë PD në zgjedhjen e Prokurorit të
sali berisha

TIRANË- Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, deklaroi se opozita nuk do të marrë pjesë në procesin e përzgjedhjes së Prokurorit të Përgjithshëm, duke theksuar se PD ka ndërprerë çdo bashkëpunim me mazhorancën për emërimet në institucionet e pavarura.

I pyetur nga gazetarët jashtë ambienteve të SPAK-ut nëse do të ketë një dakordësi me Partinë Socialiste për zgjedhjen e Prokurorit të Përgjithshëm, Berisha u përgjigj prerazi se opozita nuk do të përfshihet në këtë proces. Sipas Berishës, Prokurori i Përgjithshëm nuk ka rolin që duhet të ketë dhe dhet të rishqyrtohet si institucion.

"Jo, ne nuk marrim pjesë në përzgjedhje emrash.
Pas aktit të tyre me Avokatin e Popullit, ne kemi ndërprerë çdo lloj bashkëpunimi në përzgjedhjen e emrave. Por mund të them që Prokurori i Përgjithshëm sot është institucioni më i zhveshur nga çdo kompetencë dhe kur dëgjoj ndonjëherë raportin e tij, ai flet sikur është drejtori i statistikave të policisë.
Është një zhveshje e gabuar, e gabuar që i kanë bërë atij sepse ai është institucion kushtetues, është institucion kushtetues dhe ta lësh atë sa për disa statistika, kjo është një akt.
Mendoj se mund të rishqyrtohet si institucion për të korrigjuar disa gabime që janë bërë. Për shembull, këta këtu, këta hetojnë veten e tyre. Nuk ndodh në botë kështu.
Nuk ndodh në botë që një institucion për çështje penale, se hajde administrative po, por për çështje penale të hetojë veten e tij.
Atëherë është e domosdoshme që një institucion tjetër, natyrisht meqenëse këta janë institucion kushtetues, një institucion tjetër kushtetues të marrë një institucion tjetër kushtetues të marrë disa atribute në mënyrë që askush të mos ndjehet mbi ligjin.
E të tjera, por në këtë formë siç e kanë krasitë komplet Prokurorinë e Përgjithshme, ai institucion nuk ka një rol që duhet të ketë.", është shprehur Berisha.

Pas përfundimit të procedurës së vlerësimit nga Këshilli i Lartë i Prokurorisë, kandidati i përzgjedhur për postin e Prokurorit të Përgjithshëm do t'i propozohet Kuvendit, i cili do të vendosë me votë për emërimin e tij për një mandat 7 vjeçar.

Poll

MOS HUMB