Aktualitet

Protesta vijon pa ndalim, qytetarët në ditën e 66-të përpara Kryeministrisë

Kjo protestë ka bërë bashkë grupmosha të ndryshme me një qëllim të përbashkët.

M.K.
Protesta vijon pa ndalim, qytetarët në ditën e 66-të
Foto nga protesta

TIRANË-  Qytetarët u mblodhën edhe këtë të martë në sheshin ‘Skëndërbej’ ku numëruan ditën e 66-të të protestës kombëtare. Protestë e cila e ka zanafillën e saj që prej datës 31-maj menjëherë pas icidenteve të ndodhura në Zvërnec.

Pas grumbullimit në sheshin’Skëndërbej’, qytetarët marshuan duke përshkuar bulevardin ‘Dëshmorët e Kombit’ në drejtim të godinës së Kryeministrisë me pankarta dhe me thirrje për largimin e kryeministrit Rama nga detyra.

Kjo protestë ka bërë bashkë grupmosha të ndryshme me një qëllim të përbashkët.

Përpara godinës së Kryeministrisë po mbahen fjalime nga qytetarë të ndryshëm si në netët në vijim.

Pesë kërkesat që kanë parashtruar qytetarët:

1. Dorëheqjen e panegociueshme të kryeministrit dhe të qeverisë.

2. Krijimin e një qeverie teknike tranzitore, jopartiake dhe me mandat 12-mujor.

3. Ndryshime kushtetuese, ku të gjithë shtetasit shqiptarë të jenë të barabartë para ligjit, si dhe miratimin e tyre me referendum popullor, duke përfshirë ndër të tjera: ndryshimin e Kodit Zgjedhor, ndryshimin e ligjit për financimin e partive politike dhe organizatave të ndryshme, kufizimin e ushtrimit të detyrës së kryeministrit në jo më shumë se dy mandate, të plota ose të pjesshme, gjatë gjithë jetës politike të një individi.


4. Paralelisht kërkohet anulimi i ndryshimeve të bëra në ligjin për zonat e mbrojtura, anulimin e ndryshimeve të bëra në ligjin për trashëgiminë kulturore, shfuqizimin e Paketës së Maleve, si dhe shfuqizimin e statusit dhe të kuadrit ligjor për investimet strategjike.

5. Kërkohet një kontratë të re sociale mes qytetarëve dhe shtetit, e cila do të përpilohet pas konsultimit me intelektualë, ekspertë teknikë dhe qytetarë apartiakë, të propozuar nga sheshi i protestës./ZËRI

Poll

MOS HUMB