Aktualitet

4 mijë rrënjë kanabisi në banesën e tij, lirohet drejtori i burgut të Rrogozhinës, në kërkim vëllai i tij

 Hasa do të hetohet në gjendje të lirë, ndërsa në kërkim është shpallur vëllai i tij, Romario Hasa.

F.I
4 mijë rrënjë kanabisi në banesën e tij, lirohet
Bilal Hasa

PEQIN-Drejtori i Burgut të Rrogozhinës, Bilal Hasa, është liruar nga burgu, pasi u vetëdorëzuar një ditë më parë në polici lidhur me gjetjen e rreth 4 mijë rrënjëve kanabisi në një banesë në pronësi të tij. Hasa do të hetohet në gjendje të lirë, ndërsa në kërkim është shpallur vëllai i tij, Romario Hasa. Në kërkim është edhe një përgjegjës i OSHEE-së, Ervis Maçi dhe një zyrtar tjetër Denis Elezi.

Gjatë marrjes në pyetje kreu i burgut të Rrogozhinës ka hedhur poshtë akuzat, duke deklaruar se nuk ka pasur dijeni për veprimtarinë e paligjshme. Hasa deklaroi se prej disa muajsh nuk ka shkuar në atë objekt. Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve e ka pezulluar nga detyra Hasën, deri në zbardhjen e plotë të ngjarjes nga organet kompetente.

Gjatë operacionit të policisë, u zbuluan 2 ambiente të përshtatura për kultivimin e bimëve narkotike, me anë të llambave. Në cilësinë e provës materiale, u sekuestruan rreth 4000 bimë kanabisi, llamba, neonë dhe pajisje të tjera elektrike. Policia arrestoi faturistin e OSHEE, Erion Dekovelli, i cili akuzohet se nuk informoi për energjinë e konsumuar. Ky i fundit ka deklaruar se kontratat i ka lidhur me Romario Hasën./ZËRI

Poll

MOS HUMB