Aktualitet

E trishtë! Ndahet nga jeta në krye të detyrës efektivi i Policisë Rrugore të Tiranës

Me një karrierë mbi 33 vjeçare, Ilir Budlla njihej si një punonjës i përkushtuar, korrekt dhe me integritet të lartë profesional, i cili shërbeu me devotshmëri qytetarëve dhe ligjit.

I.F

E trishtë! Ndahet nga jeta në krye të detyrës efektivi i

TIRANË- Një efektiv Policisë Rrugore në Tiranë ka humbur jetën në krye të detyrës si pasojë e një arresti kardiak. Oficeri Ilir Budlla, 58 vjeç, po shërbente me shërbimet e Qarkullimit Rrugor kur papritmas pësoi incidentin fatal.

Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Sokol Bizhga, së bashku me drejtorët e departamenteve, Neritan Nallbati dhe Dhimitraq Ziu, vizituan familjen e oficerit, vendosën kurora dhe dorëzuan Certifikatën e Karrierës si nderim për kontributin e tij.

Me një karrierë mbi 33 vjeçare, Ilir Budlla njihej si një punonjës i përkushtuar, korrekt dhe me integritet të lartë profesional, i cili shërbeu me devotshmëri qytetarëve dhe ligjit./ZËRI

Poll

MOS HUMB