Aktualitet

3 kate shtesë-Si u shkel leja e pallatit nga Mirson 2A Sh.p.k, Mirsim Jella nisi ndërtimet por u vijua nga Adriatik Shtëmbari

Procesi i ndërtimit, i nisur fillimisht nga Mirsim Jella kishte leje vetëm për 9 kate.

F.I
3 kate shtesë-Si u shkel leja e pallatit nga Mirson 2A Sh.p.k, Mirsim Jella
PALLATI

TIRANË-Një pallat 12-katësh u konfiskua në Tiranë pas një aksioni të përbashkët mes Policisë së Shtetit dhe strukturave të Inspektoratit të Mbrojtjes së Territorit (IMT). Në pallatin i cili ndodhet në rrugën ‘Llukë Kaçaj’, aktualisht i pabanuar pasi punimet ende nuk kanë përfunduar, kati i 10-të, i 11-të dhe një pjesë e katit të 12-të ishte ndërtuar pa leje.

Ndërimi po kryhej nga kompania Mirson 2A Sh.p.k, i nisur fillimisht nga Mirsim Jella kishte leje vetëm për 9 kate. Ky i fundit ndërpreu punimet për arsye financiare por ndërtimi u vijua nga Adriatik Shtëmbari. Në kundërshtim me lejen e miratuar janë ndërtuar rreth 2550 m² shtesë. Përveç ndërtimit pa leje u konstatua se objekti ishte vënë në shfrytëzim, pa certifikatë përdorimi. 

3 kate shtesë-Si u shkel leja e pallatit nga Mirson 2A Sh.p.k, Mirsim Jella

Policia në njoftimin zyrtar njoftoi se tejkalimi i ndërtimit rezultoi mbi pragun ligjor 10% të parashikuar për masën e konfiskimit për interes publik. Tashmë objekti i konfiskuar do të përdoret për interes publik. 

Çfarë thuhet në Aktin Normativ nr. 8, datë 01.10.2025:

2. Tek të gjitha objektet, në të cilat konstatohen punime pa leje apo në tejkalim të lejes për qëllime fitimi, mbi masën 10% të sipërfaqes totale ndërtimore mbi dhe nën tokë, konfiskohet, për interes publik apo strehim social, i gjithë objekti apo vendoset prishja e plotë e tij nga organet përgjegjëse.

3. Konfiskimi kryhet me propozim të IKMT-së dhe me miratim të KKTU-së.

4. Rregullat, procedurat dhe mënyrat përkatëse për prishjen apo konfiskimin për interes publik apo strehim social miratohen me vendim të Këshillit të Ministrave.”.

Poll

MOS HUMB