Aktualitet

PAMJET-3 kate të ndërtuara pa leje, konfiskohet një pallat 12-katësh në Tiranë

Autoritet njoftojnë se ishte vënë në shfrytëzim, pa certifikatë përdorimi.

F.I
PAMJET-3 kate të ndërtuara pa leje, konfiskohet një pallat
objekti i banimit

TIRANË-Një objekt banimi prej 12-katesh është konfiskuar në Tiranë. Konkretish bëhet fjalë për një pallat të ndodhur në rrugën “Llukë Kaçaj”, në të cilin 3 katet e fundit ishin ngritur jashtë lejes së ndërtimit. Tejkalimi rezultoi mbi pragun ligjor 10%. Autoritet njoftojnë se ishte vënë në shfrytëzim, pa certifikatë përdorimi. Objekti që funksiononte dhe për banim si dhe për shërbime do të përdoret për interes publik, ndërsa ende nuk bëhet i ditur emri i ndërtuesit.

Njoftimi i policisë:

Konfiskohet për interes publik, objekt banimi dhe shërbimi në rrugën “Llukë Kaçaj”, ndërtuar dhe përdorur në kundërshtim me ligjin.

Si rezultat i një aksioni të përbashkët ndërmjet strukturave të Policisë së Shtetit dhe atyre të Inspektoratit të Mbrojtjes së Territorit, Bashkia Tiranë, nëpërmjet Drejtorisë së Monitorimit dhe Zbatueshmërisë së Lejeve të Ndërtimit, ndërmarrë në zbatim të ligjit dhe në mbrojtje të interesit publik, është konfiskuar për interes publik, objekt banimi dhe shërbimi, në rrugën “Llukë Kaçaj”, Njësia Administrative Nr. 4, Tiranë.

Nga verifikimet e kryera rezultoi se ishte ndërtuar në tejkalim të lejes së ndërtimit, kati i 10 dhe i 11 i objektit 9-katësh dhe një pjesë e katit të 12 të tij.

Gjithashtu, u konstatua se objekti ishte vënë në shfrytëzim, pa certifikatë përdorimi.

Referuar Aktit Normativ Nr. 8, datë 01.10.2025, tejkalimi rezultoi mbi pragun ligjor 10% të parashikuar për masën e konfiskimit për interes publik.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.

Gjithashtu, specialistët e Sektorit për Hetimin e Krimeve Ekonomiko-Financiare në Departamentin e Policisë Kriminale dhe shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 4 Tiranë, kanë referuar disa herë materiale procedurale në Prokurori, për shkelje të konstatuara në këtë objekt.

Policia e Shtetit mbetet maksimalisht e angazhuar për të bashkëpunuar ngushtë me të gjitha agjencitë ligjzbatuese të ngarkuara për kontrollin e territorit, me qëllim parandalimin, konstatimin dhe goditjen e rasteve të ndërtimeve të paligjshme dhe krimeve kundër mjedisit në tërësi.

Poll

MOS HUMB