VLORË-Dy shtetas kroatë janë shtruar në spitalin e Vlorës për trajim mjekësor pasi gjatë lundrimit me skaf kanë pësuar dëmtime fizike për shkak të kushteve të këqija atmosferike. Ata mbërritën në port rreth orës 17:30 të ditës së djeshme (12 maj).
Dy personat me kombësi kroate ishin nisur me skaf nisur nga porti i Korfuzit me destinacion portin e Dubrovnikut, por për shkak të kushteve të këqiaj atmosferike, pësuan dëmtime fizike dhe u kthyen në portin e Vlorës.
"Sot, rreth orës 17:30, në portin e Vlorës ka mbërritur një mjet lundrues tip skaf me flamur anglez. Në bord ndodheshin dy persona me kombësi kroate, të nisur nga porti i Korfuzit me destinacion portin e Dubrovnikut. Gjatë lundrimit, për shkak të kushteve të këqija atmosferike, ata kanë pësuar dëmtime fizike.
Për këtë arsye, mjeti është kthyer në portin e Vlorës, ku përmes një agjencie detare përfaqësuese është kërkuar shërbim shëndetësor. Të dy personat janë dërguar në Spitalin Rajonal të Vlorës për trajtim mjekësor,"-njoftoi policia.