Aktualitet

2 të vdekur dhe 2 të plagosur, çfarë mungon nga masakra e Dobraçit?

Kësaj here, Policia e Shtetit nuk ka gjetur asnjë makinë të djegur, e cila të jetë lënë pas nga autorët e atentatit që trondi vendin.

k.m.
2 të vdekur dhe 2 të plagosur, çfarë mungon nga masakra e
Pamje nga Shkodra

SHKODËR- 2 të vdekur dhe dy të plagosur, ky është bilanci i masakrës së Dobraçit! Por ndryshe nga sa jemi mësuar zakonisht në çdo ngjarje kriminale që ka ndodhur në Shqipëri, të paktën 5 vitet e fundit, diçka mungon. Kësaj here, Policia e Shtetit nuk ka gjetur asnjë makinë të djegur, e cila të jetë lënë pas nga autorët e atentatit që trondi vendin. Kjo skemë deri më tani ishte dëshmuar dhe parë në dosjen e Prokurorisë së Posaçme (SPAK) në rastin e familjes Çopja në Elbasan. Pas ngjarjeve kriminale që kryeheshin me porosi të familjes, makinat më pas nuk digjeshin por çmontoheshin dhe modifikoheshin në servise./ZËRI

Poll

MOS HUMB