Aktualitet

2 muaj nën "lupë", arrestohet 26-vjeçari në Mamurras që shite lëndë narkotike! Momenti kur "rrethohet" nga efektivët (EMRI-VIDEO)

Policia bën me dije se lëndët narkotike janë gjetur të fshehura në një objekt të improvizuar në hyrje të qytetit të Mamurrasit, me qëllim shitjen.

zh.ll
2 muaj nën "lupë", arrestohet 26-vjeçari në
momenti i arrestimit

MAMURRAS- Një 26-vjeçar në Mamurras është vënë në prangat e Policisë së Lezhës, pas dy muajsh në vëzhgim për shitje të lëndëve narkotike.

Sipas njoftimit të policisë, Denis Shytajt iu gjetën 194 doza kanabisi, nga të cilat 144 në trajtë ‘gelato’ me përqindje të lartë THC, kokainë si dhe 2 peshore elektronike.

Policia bën me dije se lëndët narkotike janë gjetur të fshehura në një objekt të improvizuar në hyrje të qytetit të Mamurrasit, me qëllim shitjen.

Njoftimi i policisë:

Lezhë/Finalizohet si rezultat i një hetimi dymujor, me metoda proaktive, operacioni antidrogë i koduar “Target 4”.

Sekuestrohen 338 doza të lëndës narkotike Cannabis Sativa, një pjesë e tyre në trajtë gelato (me përqindje të lartë THC-je), sasi e kësaj lënde narkotike, sasi e lëndës narkotike Kokainë, 2 peshore elektronike, 2 celularë dhe 1 automjet.

Vihet në pranga 26-vjeçari që shiste lëndët narkotike në Mamurras.

Lëndët u gjetën të fshehura në hyrje të qytetit.

Specialistët e seksioneve për Hetimin e Narkotikëve dhe për Mbështetjen Operacionale të Hetimit, në drejtimin e Prokurorisë, finalizuan operacionin antidrogë, të koduar “Target 4”, gjatë të cilit, pas 2 muajsh hetime me metoda proaktive, u dokumentua veprimtaria kriminale e një shtetasi, në fushat e prodhimit dhe shitjes së lëndëve të ndryshme narkotike.

Konkretisht, u arrestua shtetasi D. Sh., 26 vjeç, banues në Mamurras.

Nga hetimi dhe ndjekja intensive e këtij rasti, në hyrje të qytetit, në një objekt të improvizuar, u gjetën të fshehura nga 26-vjeçari, dyshohet me qëllim shitjen në Mamurras, 194 doza të lëndës së dyshuar narkotike Cannabis Sativa, 144 doza të kësaj lënde në trajtë gelato me përqindje të lartë THC-je, sasi e së njëjtës lëndë, sasi e lëndës narkotike Kokainë dhe 2 peshore elektronike.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.

Poll

MOS HUMB