Aktualitet

2 mln euro dëm! Shiti apartamente e njësi tregtare pa ua dorëzuar blerësve, arrestohet biznesmeni

Sipas njoftimit të Prokurorisë së Durrësit, Tusha ka mashtruar disa qytetarë duke iu shitur disa herë apartamente dhe njësi tregtare.

k.m.
2 mln euro dëm! Shiti apartamente e njësi tregtare pa ua dorëzuar
Foto ilustruese

DURRËS- Prokuroria e Durrësit ka bërë të ditur se ka përfunduar hetimet ndaj administratorit të kompanisë 'Albion Construksion', Ahmet Tusha dhe ka dalë në përfundimin se biznesmeni ka mashtruar. Sipas njoftimit të Prokurorisë së Durrësit, Tusha ka mashtruar disa qytetarë duke iu shitur disa herë apartamente dhe njësi tregtare. Kështu u ka shkaktuar 'klientëve' të kompanisë ‘Albion Construksion’ një dëm prej 2 milionë eurosh.

Ahmet Tusha u kap në 14 janar 2025 në Holandë ndërsa ishte shpallur në kërkim në prill 2024. Ai u denoncua publikisht nga një qytetar në redaksinë e emisionit investigativ. Qytetari Sefedin Jashari tha se kishte blerë një apartament në vitin 2020, dhe poo i njëjti ishte shitur në 2018-ën!

NJOFTIMI I PROKURORISË DURRËS:

Prokuroria e Durrësit përfundon hetimet e merr të pandehur për ‘Mashtrim’ me pasoja të rënda shtetasin A.T. i cili shiti apartamente e njësi tregtare pa jua dorëzuar blerësve duke u shkaktuar 2 mln euro dëm. Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Durrës, përfundoi hetimet dhe merr të pandehur shtetasin A.T., për veprën penale të ‘Mashtrimit’ me pasoja të rënda, parashikuar nga neni 143/3 për 25 raste dhe 199/a/4 të Kodit Penal si dhe personin juridik ‘A C’ sh.p.k. për të njëjtat vepra penale.

Në kuadër të hetimeve të zhvilluara mbi procedimin penal nr.1748, të vitit 2022, në ngarkim të këtij shtetasi u caktua masa e sigurisë ‘Arrest në burg’ parashikuar nga neni 238 i Kodit Penal, masë e cila u ekzekutua më 14.01.2025 nga autoritetet Hollandeze, pas shpalljes në kërkim me 08.04.2024 të këtij shtetasi. Nga hetimet e zhvilluara nga Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të përgjithshëm Durrës, rezultoi se shtetasi A.T., administrator i shoqërisë “A C” sh.p.k dhe personi juridik “A C” sh.p.k., pas pajisjes me leje ndërtimi (të pazbardhur për shkak të mospagimit të detyrimeve ndaj Bashkisë Durrës) për ndërtimin e një objekti multifunksional, kanë lidhur kontrata sipërmarrje me persona të ndryshëm kundrejt pagesave përkatëse.

Në përfundim të hetimeve rezultoi se i pandehuri A.T nëpërmjet mashtrimit pasi ka mbajtur kontrata për shitje apartamente/njësi tregtare/garazhe, me të dëmtuarit për objekte të cilat nuk janë dorëzuar as aktualisht edhe pse janë likujduar sipas kontratëve, ju ka sjellë atyre një dëm ekonomik në vlerën 2.099.522 euro./ZËRI

Poll

MOS HUMB