Aktualitet

130 mln euro tendera! Denoncimi për ZËRI: Kush është Armand Shara, biznesmeni 'hije' i AKSHI-t, pjesë e "Durana Park"

Sipas të dhënave nga thesari i shtetit përmes dy kompanive, Infosoft dhe Ikub info, Sharra ka përfituar rreth 130 milionë euro.

F.I
130 mln euro tendera! Denoncimi për ZËRI: Kush është Armand
Armand Shara

TIRANË-Pas raportimeve për hetimin e SPAK lidhur me tenderat e Agjencisë Kombëtare të Shoqërisë dhe Informacionit (AKSHI) dhe aferës DURANA, në redaksinë e ZËRI ka mbërritur një email, ku denoncohet veprimtaria e biznesmenit Armand Shara, për të cilin pretendohet se ka përfituar miliona euro para publike nëpërmjet tenderave të AKSHI-t dhe kompanitë e tij i përkasin listës së Durana Tech Park.

ZËRI verifikoi se Armand Shara është aksioneri kryesor në kompanitë Infosoft Systems, Tag Engineering, iNext dhe Ikubinfo shpk. Me anë të kompanisë kryesore TAG Engineering, ku është 100% pronar, Armand Shara kontrollon prej tre vitesh së bashku me Bledar Dhimën, kompaninë INFOSOFT SYSTEMS shpk. 

130 mln euro tendera! Denoncimi për ZËRI: Kush është Armand

130 mln euro tendera! Denoncimi për ZËRI: Kush është Armand

Sipas të dhënave nga thesari i shtetit përmes dy kompanive, Infosoft dhe Ikub info, Sharra ka përfituar rreth 130 milionë euro. Të dyja këto kompani zotërohen nga Sharra përmes TAG Engineering, ku ka 100% të aksioneve. Konkretisht nëpërmjet kompanisë INFOSOFT SYSTEMS, Shara dhe aksioneri tjetër Bledar Dhima ka përfituar mbi 100 milionë euro para publike, përmes tenderave seksretë të AKSHI-t. Ndërsa përmes kompanisë, Ikubinfo shpk, gjatë viteve të fundit Armand Sharra ka përfituar mbi 30 milionë euro tendera.

130 mln euro tendera! Denoncimi për ZËRI: Kush është Armand

130 mln euro tendera! Denoncimi për ZËRI: Kush është Armand

Por jo vetëm lidhja me AKSHI! Një prej kompanive të Armand Sharës rezulton të jetë pjesë e listës prej 50 bizneseve të regjistruara në Durana. Në korrik të vitit 2025, Armand Shara ka themeluar kompaninë sistemeve software iNext shpk, përmes kompanisë TAG Engineering dhe ortakut Bledar Dhima. 

130 mln euro tendera! Denoncimi për ZËRI: Kush është Armand

Në listën e publikuar nga ZËRI në shkrimin informues si si funksionon afera Durana, iNext shpk e Armand Sharës renditet e treta. Kompania rezulton e regjistruar që në ditët e para në një parajsë fiskal që parashikon përjashtim nga tatimfitimi dhe lehtësi të tjera që lidhen drejtpërdrejt me këtë park.

130 mln euro tendera! Denoncimi për ZËRI: Kush është Armand

Edhe Shara ka ndjekur të njejtën linjë si biznesmenët dhe zyrtarët e përfshirë në hetimin e SPAK ndaj AKSHI-t, kompani të reja, por me pronarë të vjetër. Kompanitë e regjistruara në park përfitojnë lehtësirat fiskale që hynë në fuqi nga 1 janari i vitit 2025, me 0% tatim mbi fitimin për një periudhë 15-vjeçare për të ardhurat që gjenerohen nga veprimtaritë të cilat zhvillohen në park. 

SPAK tashmë ka nisur hetimet, pasi janë gjetur lidhje mes korrupsionit në Agjencinë Kombëtare të Shoqërisë së Informacionit dhe Duranës, ku priten detaje në zhvillim./ZËRI

Poll

MOS HUMB