Aktualitet

Aksidenti në vendin e punës i merr jetën 20-vjeçarit shqiptar në Itali (EMRI)

Dyshohet se Ajdini mbeti i bllokuar poshtë rulit të asfaltimit, ndërsa plagët e marra rezultuan fatale. Pavarësisht mbërritjes së ekipeve të emergjencës 20-vjeçari nuk mundi të shpëtohej.

M.K.
Aksidenti në vendin e punës i merr jetën 20-vjeçarit
Rogert Ajdini

ITALI- 20-vjeçari shqiptar Rogert Ajdini ka humbur jetën në një aksident tragjik në vendin e punës, në Valtopina të Italisë. I riu ishte duke punuar në asfaltimin e një rruge, kur mjeti i rëndë që drejtonte u përmbys, duke i marrë jetën.

Sipas mediave italiane aksidenti ndodhi gjatë punimeve në rrugën Santa Cristina. Dyshohet se Ajdini mbeti i bllokuar poshtë rulit të asfaltimit, ndërsa plagët e marra rezultuan fatale. Pavarësisht mbërritjes së ekipeve të emergjencës 20-vjeçari nuk mundi të shpëtohej.

Karabinierët kanë nisur hetimet për të zbardhur rrethanat e aksidentit dhe për të përcaktuar se si ndodhi përmbysja e mjetit.

Për ngjarjen ka reaguar edhe kryebashkiaku Gabriele Coccia, i cili ka shprehur ngushëllimet për humbjen e të riut. Ndërkohë, mediat italiane raportojnë se shtatë punëtorë kanë humbur jetën në aksidente në vendin e punës në Itali brenda tri ditësh./ZËRI

MOS HUMB