Video

Zhvati pacientët me Covid-19, Tirja mund të dënohet me 7 vite burg

Po ashtu, Prokuroria ka kërkuar nga 6 vite burgim për infermierët Sheqerije Koci, Sidorela Çela, Erjola Jazxhi, Gylbra Halilaj.

F.m
Zhvati pacientët me Covid-19, Tirja mund të dënohet me 7 vite
Tire Alldervishi

TIRANË- Kanë përfunduar hetimet për skandalin “Tire” që u zbulua gjatë kohës së pandemisë në spitalin “Shefqet Ndroqi”, të njohur gjerësisht si Sanatoriumi. Organi i akuzës në Tiranë ka kërkuar dënimin e sanitares Tire Alldervishi me 7 vite burgim, pasi e cilësojnë fajtore për veprën penale "mashtrim të kryer në bashkëpunim". Po ashtu, Prokuroria ka kërkuar nga 6 vite burgim për infermierët Sheqerije Koci, Sidorela Çela, Erjola Jazxhi, Gylbra Halilaj. Edhe infermieret akuzohen për "mashtrim me pasoja të rënda" dhe "shpërdorim detyre". Vetëm për Rukije Hoxhajn, Prokuroria kërkoi 6 vite burg. Sanitarja Alldervishi u prezantohej pacientëve si infermiere dhe u merrte para në kërkim të shërbimit në spitalin ‘Shefqet Ndroqi’. Ajo u filmua nga një vajzë, të cilës arriti t’i zhvaste rreth 8 milionë lekë, duke i premtuar se do kujdesej për nënë e saj që ishte me COVID-19.

Poll

MOS HUMB