Video

Ylli hollivudian vjen me xhirime në Shqipëri

Miano shpreh vlerësimin e tij të lartë për kryeqytetin shqiptar teksa e ka cilësuar si të ardhmen e Europës.

k.m.
Ylli hollivudian vjen me xhirime në Shqipëri
Robert Miano

TIRANË- Aktori i njohur Robert Miano ndodhet në Shqipëri prej dy javësh. Në vendin tonë, po merr pjesë në xhirimet e një filmi në Shqipëri, me regjisor Fatmir Doga dhe producent Ylli Ujka dhe Marin Hoxha. Teksa ndodhej në zonën e Pazarit të Ri, Miano ka thënë edhe dy fjalë për kryeqytetin.

Miano shpreh vlerësimin e tij të lartë për kryeqytetin shqiptar teksa e ka cilësuar si të ardhmen e Europës.

“Më pëlqen Tirana. Duhet ta them që më pëlqejnë njerëzit, ushqimi, atmosfera. Mendoj se Tirana është e ardhmja e Europës, është fantastike. Duhet të zbulohet më shumë. Më shumë njerëz duhet ta njohin këtë qytet, ta kuptojnë se çfarë bëhet këtu. Është fantastik, është një vend shumë i bukur. Po kaloj një kohë të bukur. Mezi pres të shoh më tepër. Do të kthehem sa më shpejt të kem mundësi. Ndoshta në qershor,”-shprehet Miano.

MOMENTI ME VIDEO: 

Robert Miano ka lindur në New York City dhe është rritur në lagjen Juglindore Bronx . Ai është me prejardhje italiane. Në 1994 dhe 1995, Miano luajti bosin e mafias në Bronx, Joe Scully në telenovelën General Hospital.Ai gjithashtu luajti në filmin "Funeral", me Christopher Walken, Chris Penn dhe Benicio del Toro./ZËRI

Poll

MOS HUMB