Video

Përgjimet mes Laert Haxhiut dhe Orges Bilbilit: Kam shtetin mik

Fillimisht Marjus Xhepexhiu ka kujtuar se ishin kapsolla, por kur ktheu kokën nga shkallët e lokalit të katit të dytë, ka parë shtetasin Sajmo Xheliu që po ikte me vrap në drejtim të stacionit elektrik. Ka ndjerë dhimbje në shpatullën e djathtë dhe është hedhur në tokë.

F.m
Përgjimet mes Laert Haxhiut dhe Orges Bilbilit: Kam shtetin mik
Laert Haxhiu dhe Orges Bilbili

TIRANË- Dëshmitarët e Masakrës së Lushnjes, ku sjënjestër ishte Xhulio Shkurti, nipi i Aldo Bares, ndërkohë që mbetën të vdekur Jurgen Hoxha dhe Zamir Latifi si dhe u plagosën Marjus Xhepexhiu e Bujar Turku, kanë rirrëfyer momentet që kanë parë.

Në dëshminë e tij babai i Marjus Xhepexhiut, Maksim Xhepexhiu ka deklaruar se ditën e ngjarjes djali ka qënë i shoqëruar me shtetasit Jurgen, Zamir, Sajmo, Kristjan, Xhuljo dhe ishin para lokalit, në trotuar të lokalit, si çdo ditë.

Pak më përpara ishin Xhulio Shkurti, Sajmo Xheliu, Denis Lipe. Xhulio shkoi të qethej te berberi, Denis Lipe është futur brenda në lokal për të pirë ujë, kurse Xheliu po lëvizte në trotuar 10 m larg tyre. Gjithashtu Maksim Xhepexhiu tregon se i biri ka parë dhe një makinë, tip “Mercedes Benz” ku ishin rreth 3 persona me maskë të gjithë, por nuk e saktëson dot nëse të tre kanë qenë me armë. Brenda një minuti, filluan të shtëna tek e tek, dhe më pas me breshëri. Pasi u larguan dëshmitari ka shkuar të marri djalin i cili ishte i shtrirë. Veç djalit të tij ishin dhe dy të tjerë të shtrirë, por ka marrë veç djalin e tij për ta çuar në spital.

Shtetasin Bujar Turku e njeh e ka kushëri të parë. Atë ditë e ka parë Bujarin, e ka takuar aty para se të ndodhi ngjarja, ishte me biçikletë, dëshmitari e pa dhe aty ku ndodhi ngjarja, por ai iku nga aty kur ndodhi. Më vonë e mësoi në spital se edhe Bujari ishte plagosur. Maksim Xhepexhiu shton se djali i tij ka qenë rastësisht para lokalit dhe nuk ka pasur konflikt me autorët.

Laert Haxhiun nuk e njeh, të atin e njeh, ka pas marrëdhënie shumë të mira me të, por nuk ka pas konflikte me asnjë njeri. Në kohën e ngjarjes Mariusi ka qenë pronari i lokalit.

Fillimisht Marjus Xhepexhiu ka kujtuar se ishin kapsolla, por kur ktheu kokën nga shkallët e lokalit të katit të dytë, ka parë shtetasin Sajmo Xheliu që po ikte me vrap në drejtim të stacionit elektrik. Ka ndjerë dhimbje në shpatullën e djathtë dhe është hedhur në tokë. Më pas, ka ikur zvarrë anash një makine qe ishte e parkuar para lokalit të tij. Edhe në këtë kohë ka dëgjuar akoma krisma armësh me breshëri. Ndërkohë ka parë nga poshtë makinës se mbi shokët e tij po gjuhej me armë zjarri.

Në dosjen e plotë të SPAK, evidentohen dhe bisedat mes Laert Haxhiut dhe Orgest Bilbilit, i dënuar përjetë po për të njëjtën ngjarje, teksa flisnin lidhur me vrasjen e Gerti Lalës, me pseudonimin ‘’Iriqi’’, pjesëtar i organizatës kriminale të drejtuar nga Aldo Bare. Nga këto përgjime, dy të pandehurit flasin rreth ngjarjes në të cilën janë shoqëruar, shprehin siguri se do të dalin shumë shpejt shpejt nga burgu dhe se me të dalë do të marrin hak ndaj nënës së viktimës që ka njohur të pandehurin Orgest Bilbili, të cilës i referohen me termin ‘plaka’.

Laert Haxhiu është arrestuar në Greqi dhe është në pritje te vendimit te gjykatës se Apelit Grek nëse do të ekstradohet në vendin tonë. Kujtojmë se Prokuroria e Elbasanit dorëzoi në SPAK dosjen e Laert Haxhiut me akuzën se ai dhe bashkëpunëtorët e tij kanë kryer 16 vepra penale në formën e grupit kriminal, përfshirë edhe vrasje. Pjesë e dosjes, janë tri dëshmitë e të penduarit Marjus Tafani që fundosi kreun e bandës duke zbuluar se ai ka tentuar të vrasë edhe dy prokuroret që po e hetonin.

 

Poll

MOS HUMB