
Kuvendi dhe Olsi Rama
TIRANË- Dosja e “Xibrakës” ka sjellë debate në Kuvend. Opozita ka kërkuar që të pranohet kërkesa e tyre për mocion me debat, për këtë çështje, kërkesë e cila sipas mazhorancës është e papranueshme. Deputeti Gazment Bardhi ka deklaruar se socialistët nuk kanë pranuar pasi kanë vendosur që të bëjnë avokatinë e Olsi Ramës, vëllait të kryeministrit Rama. Ndërkohë sipas kreut të grupit paralamentar të Partisë Socialiste, Bledi Çuçi, çështja Xibraka ështe ezauruar, për sa kohë që ka një vendim gjyqësor për këtë çështje.
Poll