Video

Përplasja Meta-Dumani fut në sherr Bardhin e Spiropalin

Bardhi u shpreh se frikë nga SPAK duhet të kenë ministrat e qeverisë që janë thirrur shpesh në këto muajt e fundit në prokurori.

F.m
Përplasja Meta-Dumani fut në sherr Bardhin e Spiropalin
Elisa Spiropali dhe Gazment Bardhi

TIRANË- Përplasja mes kreut të Prokurorisë së Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK) Altin Dumani dhe kreut të Partisë së Lirisë, Ilir Meta janë zhvendosur në Kuvend. Debati u zhvillua mes ministres Elisa Spiropali dhe deputetit demokrat Gazment Bardhi. Ishte ministrja Spiropali, ajo që akuzoi opozitën se po hesht përballë deklaratave të një prej ‘baballarëve të saj’, referuar Metës, për të cilin tha se po ‘kafshon’ kreun e SPAK nga ekrani. Ndërsa Bardhi u shpreh se frikë nga SPAK duhet të kenë ministrat e qeverisë që janë thirrur shpesh në këto muajt e fundit në prokurori. Lulzim Basha nga ana e tij vijoi akuzat për bashkëpunim mes Rithemelimit dhe socialistëve.

 

Poll

MOS HUMB