
Vendi ku u vra
TIRANË- Një 14-vjeçar ka mbetur i vrarë nga një bashkëmoshatar mesditën e sotme. Ngjarja ka ndodhur në shkollën “Fan Noli” në Tiranë. Sherri fillimisht ka nisur mes shtatë adoleshentëve, por njëri prej tyre mbeti viktimë. Autori është gjithashtu 14-vjeçar dhe ka mbetur i plagosur e po kurohet në një spital privat. Dëshmitarë të kësaj ngjarjeje të rëndë janë bërë të gjithë nxënësit e shkollës, të cilët kanë mbetur të tronditur. Ministria e Arsimit dhe Sportit ka bërë thirrje që të zbardhet kjo ngjarje e rëndë menjëherë.
Poll