Video

Noka&Bardhi ankohen për Ramën: E ka lënë pis Foltoren!

Gazment Bardhi nuk pranoi që të merrten fjalën pa u pastruar Foltorja, pasi sipas tij, Rama e kishte lënë të ndotur.

k.m.
Noka&Bardhi ankohen për Ramën: E ka lënë pis Foltoren!
Pamje nga Kuvendi

TIRANË- Pas fjalës së kryeministrit Edi Rama, në Foltore për repikë morën fjalën dy deputetët e Partisë Demokratike, Flamur Noka dhe Gazment Bardhi. Por të dy kishin ankesa! Kreu i Grupit të PD-së, Gazment Bardhi nuk pranoi që të merrten fjalën pa u pastruar Foltorja, pasi sipas tij, Rama e kishte lënë të ndotur.

“A mund të pastrohet pak zonja Kryetare?! Nuk mund të vendos letrën aty, është me ujë. E ka bërë pis. Kërkoj 5 minuta pushim të pastrohet Foltorja se nga nervat e ka bërë pis,"- tha ai.

Kërkesa iu pranua nga Spiropali.

“2 minuta pushim, është ujë z. Bardhi. 2 minuta pushim ju lutem administrata,”- tha kryetarja e Kuvendit./ZËRI

MOMENTI ME VIDEO: 

 

Poll

MOS HUMB