
DURRËS- Gjykata e Durrësit ka vendosur masën e sigurisë “Arrest me burg” ndaj Esmerald Ballës, i cili vrau të atin Enver Balla dhe bashkëpunëtorit të tij Edison Brahaj. Esmeraldi ka pranuar krimin duke u shprehur i penduar, teksa deklaroi se gjithçka ndodhi për vetëmbrojtje. Edhe pse djali i viktimës pretendon se e ka qëlluar të atin për vetëmbrojtje ai akuzohet për 3 vepra penale.
Edhe bashkëpunëtori i tij, Edison Brahaj në vrasjen e të atit mohoi versionin e dhënë nga vetë ai se ishte dhunuar që të bashkëpunonte në krim. Për "punën" e bërë ai kishte përfituar 2 milionë lekë të vjetra. Vrasja e 62-vjeçarit u denoncua nga djali i tij si humbje pa gjurmë e viktimës që më 13 gusht, ndërsa më 3 shtator u zbardh vrasja dhe trupi i kufomës u gjet i hedhur në një pus./ZËRI