Video

Vdekja e 36-vjeçares, 3 mjekë në hetim! Kushtet e maternitet të Pogradecit

Sipas policisë, procedimi ka nisur për tre mjekët që ushtronin detyrën e mjekut në maternitetin e Pogradecit.

zh.ll
Vdekja e 36-vjeçares, 3 mjekë në hetim! Kushtet e maternitet
foto ilustruese

TIRANË- Një hetim ka nisur për tre mjekë të martenitetit në Pogradec pas ndarjes nga jeta të Marjana Karolina Bunajt, 36-vjeçares shtatzënë që ndërroi jetë rrugës për në spitalin e Tiranës. Sipas policisë, procedimi ka nisur për tre mjekët që ushtronin detyrën e mjekut në maternitetin e Pogradecit. Policia njofton se pas ekzaminimit nga tre mjekët, 36-vjeçarja është nisur me autoambulancë në Tiranë, por gjendja e të ndjerës u përkeqësua rrugës dhe ajo u dërgua në maternitetin e Elbasanit, ku u konstatua se kishte humbur jetën. Ngjarja e rëndë u regjistrua ditën e djeshme, 31 gusht, ku sipas të dhënave paraprake, 36-vjeçarja dyshohet se mund të ketë pasur një hemorragji të brendshme. Ndërkohë, ngjarja e rëndë solli edhe një herë në vëmendje kushtet skandaloze me të cilat përballen pacientët në spitalet rajonale jashtë Tiranës. Një video e publikuar së fundmi tregon një gjendje të rëndë maternitetit, me problematika të dukshme infrastrukturore, ku mungojnë kushtet minimale. Megjithatë, mbetet ende e paqartë nëse kushtetet e maternitetit, mungesa e pajisjeve apo mënyra e trajtimit të pacientes kanë pasur ndonjë ndikim në këtë tragjedi. Do të jenë hetimet dhe ekspertiza përkatëse ato që pritet të përcaktojnë rrethanat e plota të ngjarjes dhe nëse ka pasur apo jo përgjegjësi në trajtimin e 36-vjeçares.

/ZËRI

Poll

MOS HUMB