TIRANË- Sot hynë në fuqi kufizimet e Rregullores së re të Brendshme të GJKKO. Rregullat janë vendosur kryesisht për median dhe avokatët. Konkretisht, kufizohet numri i përfaqësuesve të mediave që mund të ndjekin një seancë gjyqësore, hiqet praktika e deritanishme që lejonte filmimin e minutave të para të seancave, ndalohet filmimi në korridoret e gjykatës dhe gazetarët do të duhet të paraqesin një kërkesë me shkrim të paktën 24 orë përpara për të marrë pjesë në një seancë gjyqësore. Ndërkohë avokatëve u ndalohet mbajtja dhe përdorimit i telefonave celularë, laptopë dhe tabletë. Dhoma e Avokatisë së Shqipërisë dhe përfaqësues e shoqata të medias janë shprehur kundër.
/ZËRI