TIRANË- Pas muajsh në ngërç politik, Kosova ka kandidatin për President! Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, dhe kreu i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, kanë arritu një marrëveshje për çështjen e zgjedhjes së presidentit. Kandidat për postin e presidentit do të jetë Bekim Sejdiu, ish-gjyqtar në Gjykatën Kushtetuese. Marrëveshja mes Kurtit dhe Abdixhikut pritet t’i hapë rrugën nisjes së procedurave parlamentare për zgjedhjen e presidentit të ri. Për zgjedhjen e kreut të shtetit kërkohet pjesëmarrja e të paktën 80 deputetëve në votim. Sejdiu ka dhënë dhe deklaratën e parë për mediat pas zyrtarizimit të emrit të tij si kandidat për president. Në konferencën për mediat, Sejdiu pranoi kandidaturën duke u shprehur se do t'i shërbejë me devotshmëri popullit dhe Republikës së Kosovës.
/ZËRI