
ITALI – Shqipëria po ‘prodhon’ talente të reja pa fund, që luajnë kudo në Europë.
Në Seria A luajnë shumë lojtarë me origjinë shqiptare.
Një nga ata që ka befasuar mediat italiane, është talenti Marvin Çuni. Ai ishte fantastik në përballjen ndaj Empolit, teksa shënoi dhe një super gol.
Çuni arriti që të driblojë Ismajlin dhe shënoi në portën e Etrit Berishës. Gazzetta Dello Sport shkruan se Çuni, i lindur në vitin 2001 ka shënuar një super gol, që ngjan me ato të shënuar nga ana e Ibrahimoviç.
Marvin Çuni, lindur më 2001 në Gjermani, luan për ekipin e Frosinones, që po performon mirë në këtë sezon të Seria A. /Zëri.ai/