Video

27-vjeçari qëllon për vdekje të dashurën

Diego Fonseca, 27 vjeç qëlloi për vdekje të dashurën 23-vjeçare Ielly Alves. Ai gënjeu policinë, duke thënë se të dashurën e tij e kishin vrarë bandat, por e vërteta doli në shesh.

D.XH
27-vjeçari qëllon për vdekje të dashurën
Vrasja

BRAZIL – Një vajzë e re braziliane filmoi momentin kur u qëllua me armë dhe u vra nga i dashuri i saj, i cili dyshohet se u tha policëve se ajo u qëllua nga një burrë me motor. Pamjet dramatike tregojnë Diego Fonsecan, 27 vjeç, duke qëndruar pranë një dritareje dhe duke drejtuar armën drejt Ielly Alves, 23 vjeçe, në një rezidencë në qytetin qendror të Jataí të shtunën.

Alves mund të dëgjohej në video duke qeshur dhe duke i thënë Fonseca-s, 'Shkrepe. Është kaq emocionuese.'

Ai tërhoqi këmbëzën dhe vajza ra në tokë, përpara se regjistrimi të përfundonte. Fonseca e dërgoi me urgjencë në spital të dashurën, por ajo vdiq rrugës për në spital.

Autoritetet u thirrën në spital dhe intervistuan Fonseca-n, i cili pretendoi se dy persona iu afruan të dashurës së tij me një motoçikletë dhe se njëri prej tyre qëlloi dy të herë, duke goditur Alves. Oficerët hetues vunë re se ai po kundërshtonte veten dhe e çuan në komisariat. Atje policia kontrolloi celularin e Alves dhe zbuluan videon e tmerrshme.

Fonseca u arrestua me akuzën e vrasjes. Arma e tij, një pistoletë e kalibrit 380, u gjet pranë vendit ku ai kishte parkuar makinën jashtë spitalit. Ai kishte histori kriminale për grabitje dhe sulm fizik ndaj një ish-të dashurës.

Nëna e Alves tha për gazetën braziliane G1 se Fonseca iu afrua asaj dhe i premtoi se do t'i gjente vrasësit. “Ai më tha se do gjejë vrasësit. Më tha se kushdo që ka bërë këtë veprim, do të paguajë”, tha nëna e Alves.

Ajo tha se dyshja ishin lidhur për një vit e shtatë muaj dhe se vajza e saj nuk e dëshironte më 27-vjeçarin. Olesiane Alves u shpreh se shpesh i kishte thënë vajzës të ndahej nga Fonseca, sepse me të nuk do të kishte të ardhme. Olesiane Alves kujton se vajza e saj kërkoi trajtim në një spital vitin e kaluar pasi Fonseca e goditi.

Video e vrasjes është përhapur në media dhe tregon momentin e të shtënave fatale./Zëri.ai/

Poll

MOS HUMB