Video

Tirana kalon dhe Milanon! 18 vite për të blerë një pronë

F.I
Tirana kalon dhe Milanon! 18 vite për të blerë një
foto ilustruese

TIRANË- Tirana renditet ndër gjashtë qytetet më të shtrenjta në Europë për përballueshmërinë e blerjes së pronës. Sipas të dhënave të fundit të Numbeo, publikuar nga Monitor për gjysmën e parë të vitit 2025, koha e nevojshme për të blerë një apartament në Tiranë ka shkuar në 18 vite. Për 2025, Tirana tejkalon Milanon, një ndër qytetet më të shtrenjta në Europë, për përballueshmërinë e blerjes së një prone. Në Milano nevojiten 16 vite për të blerë një apartament. Sipas ekspertëve të tregut të pasurive të paluajtshme, kjo situatë reflekton sfidat e tregut të pronave në Shqipëri, ku rritja e lartë e çmimeve në mospërputhje me rritjen e të ardhurave mesatare ndikojnë drejtpërdrejt në kohën që duhen për të arritur blerjen e një prone.

/ZËRI

Poll

MOS HUMB