Video

SPAK: Çifti Malltezi blenë rreth 1 milion euro apartamente në Holandë e Belgjikë

Detyrimi për t'i deklaruar këto transaksione, sipas SPAK, ka qenë i Argita Malltezit, si person i lidhur me ish-kryeministrin Sali Berisha.

F.m
SPAK: Çifti Malltezi blenë rreth 1 milion euro apartamente në
Jamarbër dhe Argita Malltezi

TIRANË- ZËRI zbardh detaje të reja nga aktakuza që Prokuroria e Posaçme ka ngritur në drejtim të Sali Berishës, dhe Jamarbër Malltezit. Në dosjen e SPAK, janë evidentuar një sërë shpenzimesh që Jamarbër Malltezi ka bërë jashtë vendit, kryesisht në blerje apartamentesh, për të cilat Prokuroria thotë se nuk gjenden gjurmë në deklaratat e pasurive. Detyrimi për t'i deklaruar këto transaksione, sipas SPAK, ka qenë i Argita Malltezit, si person i lidhur me ish-kryeministrin Sali Berisha. Shpenzimet e listuara nga SPAK, lidhen me blerjen e një apartamenti në Budapest, në vitin 2019, për shumën totale të 163 mijë eurove. Pagesat për këtë apartament janë bërë përmes bankës, të ndara në 4 këste në vlera të ndryshme. Dy apartamentet e tjera të cilat përmenden në dosje janë blerë në Belgjikë, dhe në Roterdam në vitin 2021. Apartamenti në Roterdam, është blerë për vajzën në shumën e 320 mijë euro, ndërsa apartamenti në Belgjikë është blerë për shumën e 450 mijë eurove. Desara Malltezi rezulton të jetë blerësja, ndërsa paratë ishin dërguar përmes bankës nga babai i saj. SPAK thotë se të gjitha pagesat janë bërë përmes bankës, dhe kanë pasur dokumentacion justifikues për burimin e tyre. Vetë Argita Malltezi, e pyetur pak ditë më parë për këto apartamente jashtë vendit, tha se ato janë blerë në mënyrë të ligjshme, dhe se paratë nuk janë transportuar me çanta.

Poll

MOS HUMB