Video

Skandalet më të mëdha të futbollistëve

Më poshtë janë skandalet më të bujshme të disa prej emrave më të njohur.

Redaksia Zëri
Skandalet më të mëdha të futbollistëve
Foto ilustruese

TIRANË- Pavarësisht se të adhuruar nga miliona tifozë, nuk janë të pakta rastet kur yjet e futbollit janë përfshirë në skandale të rënda, që ua kanë dëmtuar së tepërmi imazhin. Më poshtë janë skandalet më të bujshme të disa prej emrave më të njohur. Në vitin 2018, e frymëzuar nga lëvizja #MeToo amerikania, Kathryn Mayorga akuzoi CR7 se e kishte përdhunuar në një hotel në Las Vegas në vitin 2009. Ajo gjithashtu tha se ishte paguar për të heshtur.

Ylli portugez tha se marrëdhënia intime ishte konsensuale. Në vazhdim çështja penale u pushua. Neymar u akuzua nga një vajzë në Paris se ai nëpërmjet forcës e kishte detyruar të kryente marrëdhënie seksuale në vitin 2019.

Ylli brazilian me një video në rrjetet sociale tha se në të vërtetë asgjë nuk kishte ndodhur.

Çështja më vonë u pushua për shkak të mungesës së provave. Një nga figurat më kontroverse të futbollit, Diego Armando Maradona u akuzua për 2 raste përdhunimi. Një gazetare në vitin 2017 tha se ikona argjentinase kishte tentuar të kryente marrëdhënie intime me të në apartamentin e tij, ndërsa ajo kishte shkuar për intervistë.

Në vitin 2021, një grua kubaneze pretendoi se Maradona e kishte përdhunuar në vitin 2011 kur ajo ishte 16 vjeçe. Mavys Alvarez, tha se kishte qenë në një lidhje 5-vjeçare tha se Maradona, atëherë 40 vjeç, e kishte detyruar të përdorte drogë.

Ylli i Man United dhe Anglisë, Wayne Rooney është akuzuar për tradhëti bashkëshortore gjatë kohës që gruaja e tij Coleen Rooney ishte shtatzënë.

Ish-futbollisti i ka pranuar marrëdhëniet intime me punonjëse seksi dhe ato me dy partnere. Pavarësisht këtyre veprimeve, gruaja e tij Kolen vendosi ta falte. Frank Ribery, Sidney Govou dhe Karim Benzema u akuzuan në vitin 2010 se kishin kryer marrëdhënie seksuale me një punonjëse seksi nën moshë të quajtur Zahia Deher, atëherë 16 vjeçe. Vajza u doli në mbrojtje të lojtarëve të akuzuar, duke deklaruar se ata nuk duhet të gjykohen pasi e trajtuan me respekt dhe se nuk dinin për moshën e saj.

Legjenda braziliane Ronaldo u kap me tre puunonjëse seksi tranvestitë në një dhomë hoteli në Rio De Zhaneiro. Ronaldo më pas u përpoq ta fshihte skandalin nëpërmjet parave, por një prej tyre tentoi ta shantazhonte. Ryan Giggs hapi debat të madh në vend pasi kunata e tij pretendoi se të dy kishin pasur një lidhje për mbi tetë vite. Edhe pse ai e shpëtoi martesën e tij, skandali e dëmtoi imazhin në opinionin publik dhe brenda familjes./Zëri.ai

Poll

MOS HUMB