Video

‘Hamasi dërgon pengjet në Al Shifa’

Ushtria izraelite ka publikuar disa pamje. IDF shprehet se në to duket momenti, kur Hamasi dërgon pengjet e marra në Izrael, drejt spitalit Al Shifa.

D.XH

‘Hamasi dërgon pengjet në Al Shifa’

GAZA- Ushtria izraelite ka publikuar pamjet e kamerave të sigurisë. IDF tha se në pamje tregohet Hamasi duke dërguar pengjet në spitalin al-Shifa në Gaza. Dyshohet se pengjet janë rrëmbyer në Izrael më 7 tetor.

Videoja, e cila nuk është verifikuar nga BBC, tregon dy persona që dërgohen në spital. Në pamje shihen edhe persona të armatosur. Në një kënd, një nga pengjet dërgohet në hyrjen kryesore të spitalit. Në një pamje tjetër, shfaqet një njeri i plagosur në barelë.

Zëdhënësi i IDF-së, Daniel Hagari, i cili prezantoi këto pamje, thotë se ato janë provë e qartë se Hamasi po dërgon pengjet në spitalin e Al Shifas. IDF ka qenë nën presion për të vërtetuar pretendimin e saj se Hamasi operonte një qendër komandimi të gjerë nën kompleksin e madh mjekësor në veri të territorit.

Ushtria izraelite thotë se pamjet dëshmojnë qartë se ndërtesa të shumta në kompleksin e spitalit përdoren nga Hamasi si mbulesë për aktivitetet terroriste. Hamasi i ka mohuar këto akuza.

Grupi militant palestinez sulmoi Izraelin më 7 tetor. Ndërsa, ushtria izraelite ka hyrë në Gaza. Më tepër se 14500 njerëz klanë vdekur nga sulmet e të dyja palëve./Zëri.ai/

Poll

MOS HUMB