Video

Harbohen ushtarët izraelitë, kercejnë me armë në krahë

Ushtarët e Izraelit janë harbuar në një mbrëmje, duke u dehur, ndërsa janë parë të veshur gjysmë lakuriq. Ministria e Mbrojtjes e vendit mori masa ndaj tyre.

D.XH
Harbohen ushtarët izraelitë, kercejnë me armë në
Festa e ushtareve izraelitt

JERUZALEM - Ndërkohë që luftimet dhe gjakderdhja vazhdon në Rripin e Gazës, ushtarët izraelitë po argëtoheshin në një festë, e cila është organizuar në një njësi të ushtrisë në Izraelin verior.

Në videon, e cila po bën xhiron e internetit dhe ka shkaktuar zemërim dhe reagime, shihen izraelitët duke kënduar e kërcyer të dehur, gjysmë të zhveshur dhe me armë në duar.

Madje, në festë ishte i ftuar edhe këngëtari Avihu Pinhasov. Këngëtari i njohur izraelit shfaqet veshur me të bardha, duke mbajtur flamurin e Izraelit dhe hipur mbi një vinç, ndërsa shumë të pranishëm e filmojnë atë.

Pinhasov më pas vesh vetëm një palë të brendshme të zbukuruara. Sipas informacioneve, yllit të popit iu kërkua të inkurajojë ushtarët dhe të rrisë moralin e tyre. Ai vetë ka shkruar në postimin e tij në rrjetet sociale se “takoi luanët në malin Hermon” dhe shkoi t’i përforconte.

Ministria izraelite e Mbrojtjes njoftoi pas festës se disa ushtarë u hoqën nga ushtria, ndërsa të tjerëve iu dhanë sanksione të rënda disiplinore.

Ushtarët, kur u thirrën për shpjegim, pohuan se organizuan festën dhe e ftuan Avihu Pinhasov të këndonte, sepse njëri nga kolegët ishte martuar së fundmi dhe donin të ngrinin moralin./Zëri.ai/

Poll

MOS HUMB