Video

Si u hakerua SPAK? Ish-kreu i Burgjeve dhe 2 zyrtarë të tjerë dërgohen për gjykim

Ish-Drejtori i Përgjithshëm i Burgjeve, Agim Ismaili po hetohet në gjendje të lirë, ndërsa dy të tjerët, Rrokaj dhe Gjoni ndodhen nën masën e sigurisë "arrest me burg".

zh.ll
Si u hakerua SPAK? Ish-kreu i Burgjeve dhe 2 zyrtarë të tjerë
rrokaj-gjoni-ismaili

TIRANË-Prokuroria e Posaçme Antikorrupsion dërgoi për gjykim dosjen në ngarkim të Arnold Rrokaj, ish-punonjës i Inspektoriatit të Mbrojtjes së Mjedisit, Zambak Gjoni, ish-zyrtar i Drejtorisë së Burgjeve dhe ish-Drejtori i Përgjithshëm i Burgjeve, Agim Ismaili, të cilët akuzohen për hakerimin e e-maileve të prokurorëve të SPAK. Ish-Drejtori i Përgjithshëm i Burgjeve, Agim Ismaili po hetohet në gjendje të lirë, ndërsa dy të tjerët, Rrokaj dhe Gjoni ndodhen nën masën e sigurisë "arrest me burg". Prokuroria e Posaçme sqaron se i pandehuri Arnold Rrokaj, aksesoi në mënyrë të paautorizuar materiale hetimore të Prokurorisë së Posaçme një pjesë e të cilave u dërguan në mënyrë të paligjshme tek të pandehuri Zambak Gjoni. Këto materiale kanë përfunduar edhe në celularin e ish-kreut të burgjeve, Agim Ismaili, i cili më pas i ka shpërndarë tek persona të tjerë, por edhe ka kërkuar në mënyrë të vetëdijshme thellimin e përgjimit të paligjshëm të sistemeve të SPAK.

/ZËRI

Poll

MOS HUMB